Çështja e krishterimit

Pjesa 4

Kush është Jezusi?

Ringjallja e tij

Hyrje

Në artikullin e fundit fillova me punën e shqyrtimit të dëshmive historike rreth Jezusit nga Nazareti për të argumentuar se është e arsyeshme të besojmë se Jezusi është me të vërtetë sikurse vetë ai pohoi se ishte. Ekzaminimi im u lidh me argumentin Perëndi, gënjeshtar, i çmendur dhe me argumentin e të urtëve. Në këtë numër, dua të shqyrtojmë dëshmitë rreth vdekjes dhe ringjalljes së Jezusit. Në mënyrë që të prezantoj temën e ringjalljes së Jezusit, më lejoni të përsëris thëniet e mëparshme nga muaji i kaluar për të kaluar në detajet specifike të përfundimit se ringjallja prej së vdekuri është i vetmi shpjegim i arsyeshëm për këto dy fakte të provuara nga historia: Jezusi vdiq dhe varri i tij u gjet bosh.

Ringjallja

Nuk ka dyshim se aspekti më i rëndësishëm jetës së Jezusit të Nazaretit është ringjallja e tij prej së vdekurish. Në ringjalljen e tij, Jezusi qëndron mënjanë nga të gjithë perënditë dhe perëndeshat që njerëzimi i krijoi në kotësinë e tij. [1] Duke mos qenë vetëm diçka që të tjerët kishin pohuar për të, Jezusi i Nazaretit parashikoi dhe përmbushi ringjalljen e tij prej së vdekuri. [2] Në pohimin tonë se Jezusi u ngjall së vdekuri, ne si të krishterë nuk po flasim thjesht në mënyrë metaforike. Me ringjallje nuk duam të themi që Jezusi u ngrit “shpirtërisht”, as thjesht që kujtimi i Jezusit jeton të zemrat e ndjekësve të tij ose në vazhdimësinë e kauzës së tij. Dhe as nuk po njohim vetëm ndikimin e tij në histori. Doktrina e ringjalljes shpall se trupi fizik i Jezusit u kthye në jetë. Por nuk ka të bëjë thjesht me një ringjallje të trupit fizik. Trupi i tij edhe pse fizik u ngrit i përlëvduar. [3]

Shumë kanë pohuar se doktrina e krishterë sipas së cilës Jezusi u ngrit prej së vdekuri është shumë fantastike për të qënë e vërtetë. [4] Në mënyrë interesante, ringjallja e Jezusit i ka drejtuar njerëzit tek konvertimi kur ata kanë kërkuar ta analizojnë atë historikisht.[5] Rrëfimet e ringjalljes së Jezusit në Dhjatën e Re u janë nënshtruar analizave rigoroze historike , më shumë ndoshta se çdo aspekt tjetër në Bibël. Çfarë kanë zbuluar më saktësi këto analizime historike rreth historicitetit të ringjalljes së Jezusit?

Jezusi vdiq

Pika e parë e rëndësishme e evidencës për ringjalljen e Jezusit prej së vdekuri është fakti që ai vdiq me të vërtetë. Teoria e turpshme e “një gjendjeje vilanie”, se Jezusi nuk vdiq me të vërtetë por ishte në gjendje të fikëti, vilanie, është larg provave. Duke parë natyrën e kryqëzimit, nuk ka dyshim që Jezusi vdiq si pasojë e asaj se çfarë i ndodhi atij. Një artikulli në gazetën American Medical Association(Shoqata mjekësore amerikane) shpjegon me detaje mjekësore se çfarë ndodh nëse dikush kryqëzohet. [6] Kryqëzimi i Jezusit përfshiu fshikullimën dhe më pas gozhdimin në duar dhe në këmbë. [7]

Sipas artikullit, shumë gjëra po kontribuonin në faktorët e vdekjes së Jezusit. Për të mos hyrë në listën e detajuar, mjaftojnë fjalët përmbyllëse.

Kështu mbetet e pavendosur nëse Jezusi vdiq nga një ndalim në zemër apo sistemit kardio respirator. Megjithatë, tipari më i rëndësishëm mund të mos jetë se si vdiq ai por nëse vdiq. Mjaft qartë, pesha e evidencave mjekësore dhe historike tregon se Jezusi kishte vdekur para se plaga anash tij të shkaktohej dhe mbështet këndvështrimin tradicional se shtiza e ngulur midis brinjëve të tij djathtas, shpoi jo vetëm mushkërinë e djathtë por edhe perikardin dhe zemrën duke shkaktuar vdekjen. Sipas kësaj, interpretimet e bazuara në supozimet se Jezusi nuk vdiq në kryq duket se janë në kundërshtim me njohuritë mjekësore të kohës. [8]

Sipas evidencës historike, njëra anë e Jezusit u gozhdua me shpatë. [9] Pilati u sigurua se Jezusi kishte vdekur. [10] Trupi i tij u vajos me 100 pound (45,4 kg) mihrr dhe aloe, [11] dhe u vendos në një varr të latuar prej shkëmbi dhe i mbyllur me një gur të madh. [12] Si shtesë, një roje u vendos tek dera për të ndaluar dishepujt që ta merrnin trupin. [13] Kështu, është e padiskutueshme se Jezusi i Nazaretit vdiq me të vërtetë.

Varri i tij u gjet bosh

Pika e dytë e rëndësishme e evidencës në lidhje më ringjallje e Jezusit prej së vdekurish është fakti se varri i tij u gjet bosh. Pika kyçe e argumentit tonë në lidhje me ringjalljen bazohet në faktin se nuk ka shpjegim më të mirë për varrin e gjetur bosh sesa ringjallja prej së vdekurish. Kështu, do të përpiqem t’i përgjigjem kundërshtimeve ndaj pozicionit tonë duke treguar pse asnjë shpjegim tjetër në lidhje me varrin bosh është i kënaqshëm.

Kundërshtimi i parë: A ishte varri me të vërtetë bosh?

Në mënyrë të dukshmë, kundërshtimi i parë që mund të bëhet është të mohohet që varri u gjet bosh. Krahas dëshmive të qëndrueshme historike që me të vërtetë varri ishte bosh, ata që do të sygjeroninse trupi i Jezusit qëndroi brenda varrit e kanë të vështirë të shpjegojnë dy gjëra. Së pari, edhe armiqte e të krishterëve kurrë nuk diskutuan në lidhje me pohimin se varri u gjet bosh. Por gjithçka që ata bënë ishte të shpjegonin se pse varri ishte bosh. [14]

Së dyti, nëse trupi i Jezusit qëndroi brenda varrit, pse armiqtë e të krishterëve nuk e nxorën në skenë trupin, sepse ata ishin shumë të lumtur të ishin në gjendje të përgënjeshtronin lajmin se Jezusi u ngjall prej së vdekurish. Nëse të krishterët shpërndanin lajmin në lidhje me ringjalljen e Jezusit prej së vdekurish atëherë ajo që armiqtë mund të bënin është të drejtonin vëmendjen e të gjithëve drejt varrit ku ndodhej trupi i tij.

Kundërshtim i dytë: A mund të ishte vjedhur trupi?

Një kundërshtim i dytë i cili përpiqet të shpjegojë varrin bosh është se trupi ishte vjedhur. Kishte tre grupe që mund të kishin vjedhur trupin; dishepujt, Judenjtë ose Romakët. Unë dygjeroj se është e paqenë që ndonjë prej tyre ta ketë vjedhur trupin. Evidenca historike tregon se dishepujt ishin shpërndarë të gjithë me arrestimin e Jezusit. [15] duke patur frikë se edhe ata mund të arrestoheshin, nuk ka të ngjarë që ata do të rrezikonin për të vjedhur trupin e Jezusit. Për me tepër, dishepujt nuk do të mund të kalonin rojën i cili ishte vendosur për të ruajtur varrin. Së fundi, është e qartë nga ajo se çfarë ndodhi në vitet më pas se dishepujt besonin se Jezusi u ngrit prej së vdekurish. Edhe nëse dikush do të mohonte realitetin e ringjalljes së Jezusit prej së vdekurish nuk ka dyshim se dishepujt e Jezusit e provuan, edhe sikur të vdisnin dhe ata vetë. Atëherë, meqenëse dishepujt sigurisht besuan se Jezusi u ngrit prej së vdekurish është e pamundur që ata ta kishin vjedhur trupin.

Në të njëjtën mënyrë është e paqëndrueshme se Judenjtë mund të kishin vjedhur trupin. Së pari, Judenjtë nuk kanë diskutuar mbi varrin bosh, por thjesht janë përpjekur të shpjegojnë në një formë tjetër veç ringjalljes. Së dyti, nëse Judenjtë do të kishin vjedhur trupin, do të ishte e lehtë të provohej se Jezusi nuk u ngrit së vdekurish duke e treguar trupin në publik. Judenjtë e kishin një interes të fshehur duke mos aprovuar ringjalljen, por nuk mund ta bënin këtë sepse nuk dinin se ku ishte trupi.

Grupi tjetër i vetëm që mund të vidhte trupin ishin Romakët. Megjithatë, është e paqëndrueshme që Romakët ta kenë vjedhur trupin për të njëjtat arsye sikurse Judenjtë. Në mënyrë të ngjashme Romakët, kishin një interes të fshehur për të “shuar” zërat se Jezusi ishte ngritur prej së vdekurish. Ishte përkushtimi i tyre ndaj ringjalljes së Jezusit që i mbante të krishterët së bashku si një lëvizje, duke u paraqitur kështu të paktën para perandorisë romake si një kërcënim social ndaj autoritetit romak. Kështu, romakët do ta kishin demonstruar trupin për të treguar se Jezusi nuk ishte ngritur prej së vdekurish. Meqë nuk kemi se cilin kandidat të fajësojmë se ka vjedhur trupin, atëherë nuk ka arsye të besojmë se varri i Jezusit u gjet bosh meqë trupi i tij ishte vjedhur.

Kundërshtimi i tretë: A mundet trupi vetëm të jetë zhdukur?

Ka disa të cilët sugjerojnë se varri bosh është i pashpjegueshëm sepse trupi i Jezusit u zhduk për arsye që nuk dihen. Duhet treguar, megjithatë, se ky nuk është dhe aq shumë një kundërshtim ndaj pohimit tonë se Jezusi u ngrit së vdekurish por nuk mund të rrimë pa iu përgjigjur fare. [ër më tepër, ky pseudo shpjegim është i paqëndrueshëm për arsye të tjera që do i shohim shumë shpejt. Për disa të tjerë pohimi se trupi i Jezusit u zhduk mund të shpjegohet si dematerializim. Mund të duket në sipërfaqe si një shpjegim i këtij rasti [16] për varrin e humbur, por nocioni se trupi i Jezusit thjesht u dematerializua është një sugjerimi pranueshëm në disa rrethe, veçanërisht midis okultistëve dhe lëvizjes epoka e re. [17] Nuk është shkelje brenda këndvështrimit të këtyre kulteve, për të pohuar se trupi mund të zhduket pas vdekjes. Në të vërtetë, sipas disave në lëvizjen epoka e re, për dikë që ka arritur në nivelin e ndriçimit të mendjes sikurse Jezusi supozohet se kishte arritur, një transformim nga materialja në atë që nuk është materiale duhet pritur. Sipas doktrinës epoka e re, varri bosh ishte një tregues se Jezusi ishte transformuar në një plan më të lartë jomaterial të ekzistencës që tregonte se ai ishte bërë një zot i lartësuar.

Ne e pamë këtë koncept të ilustruar në serinë e njohur të filmave Star Wars. Edhe pse në një mjedis fantastiko shkencor, këndvështrimi i përgjithshëm i Star Wars mund të ketë informuar këdo në lidhje me kultet ose këtë lëvizje. [18] Në filmin e parë Star Wars: Një shpresë e re, trupi i Obi Wan Kenobit u dematerializua papritur ndërsa ai dha jetën gjatë përleshjes me Darth Vader. Në filmin e dytë Star Wars: Perandoria godet, trupi i Jodas u dematerializua në vdekjen e tij pas bisedës me Lukën. Në filmin e tretë Star Wars: Kthimi i Jedit, trupi i Darth Vaderit u dematerializua sapo Luka e zvarriti kostumin e Darthit në anijen e tij hapësinore dhe i shpëtuan yllit fatkeq të vdekjes. [19] kështu, disa okultistë dhe të lëvizjes epoka e re do të argumentonin se varri u gjet bosh sepse trupi i Jezusit u dematerializua pas vdekjes së tij.

Çfarë mund të thuhet si përgjigje ndaj pseudo shpjegimeve ose interpretimeve gjithnjë e më të njohura të kësaj lëvizjeje në lidhje me ditët e fundit të Jezusit në tokë? Shumë vëzhgime duhen parë nga afër. Është e qartë nga dëshmia historike se dishepujt pohuan se e kishin parë Jezusin të gjallë pas varrosjes së tij në varr. [20] Këto pohime nxjerrin probleme të veçanta për pseudo shpjegimin. E vetmja mënyrë për të vlerësuar shfaqjet e Jezusit të ringjallur është të pohosh se ose dishepujt po gënjenin ose kishin halucinacione kur pohuan se e panë atë. Por asnjë nga këto opsione nuk qëndron. Nuk është rasti ky ku dishepujt të gënjejnë sepse vetë u martirizuan për atë që pohuan në lidhje me Jezusin. Nuk kishin se çfarë të fitonin nëse do të gënjenin që e panë Jezusin të gjallë por do të humbnin gjithçka nga kjo dëshmi e tyre. Të gjithë dishepujt me përjashtim të Gjonit patën një vdekje prej martiri për shkak të pohimit të tyre se Jezusi u ngrit prej së vdekurish. Nëse mund të ndodhë që dikush të vdesë për diçka që nuk është e vërtetë nuk është e mundur që dikush të vdesë për diçka që ai e di se nuk është e vërtetë. Kështu nuk është arsyeshme të supozosh se dishepujt po gënjenin.

A mund të ndodhë që dishepujt ishin të mashtruar për të besuar se ata e panë Jezusin? Ndoshta dikush kishte përgatitur një rreng për dishepujt ose ndoshta dishepujt kishin halucinacione. Nuk duket e pranueshme megjithatë, që dikush të kishte kurdisur një rreng për dishepujt. Kush do e kishte bërë këtë dhe pse? Ne pamë se Judenjtë dhe Romakët kishin një interes të fshehur për shuar këto zëra rreth ringjalljes. Askush nuk mund ta ketë nxjerrë trupin nga varri. Të insistosh në supozime të tilla për të shmangur përfundimin se Jezusi u ngrit prej së vdekurish duket e sajuar për këtë rast.

Nuk duket as e pranueshme që dishepujt kishin halucinacione. Ata nuk mund të ishin të mashtruar për të menduar se e kishin parë Jezusin të gjallë nëse trupi i tij do të ishte ende në varr, i tillë do të ishte nëse ai nuk do të ishte ngritur. Për më tepër, shumë në të njëjtën kohë e panë Jezusin të gjallë. [21] Gjithashtu, dishepujt jo vetëm pohuan se e panë Jezusin por pohuan se e prekën dhe hëngrën bashkë me të. [22] kështu, në pohimet e tyre se e panë Jezusin të gjallë duket e pamundur që dishepujt ishin duke gënjyer ose ishin të mashtruar, ose që kishin halucinacione, apo ishin të tallur nga dikush.

Kur shohim shpjegimin e lëvizjes epoka e re, megjithatë, gjejmë se pohimet e dishepujve se e kishin parë Jezusin nuk përbëjnë problemin fillestar sikurse ndodh për pseudo shpjegimin. Shpjegimi i lëvizjes epoka e re janë gati të lejojnë të thuhet se dishepujt e panë me të vërtetë Jezusin. Kjo përshtatet plotësisht me Jezusin si një zotëri i lartësuar. Mbi të gjitha, a nuk e pa Luka Obi Uanin kur iu shfaq atij në sistemin Dhagaba? A nuk i pa ai gjithashtu Jodën dhe Anakin Skywalkerin (Darth Vaderin) së bashku me Obi Uanin si një trini jo e shenjtë pas fitores së Euokut me perandorinë? Duket se përshtatet shumë mirë. Megjithatë, ka një problem me rrëfimin e dishepujve përsa i takon shpjegimit të lëvizjes Epoka e re (New Age). Gjejmë, sikurse përmenda më herët, që dishepujt jo vetëm e panë Jezusin por ata e prekën atë dhe hëngrën së bashku me të. Kjo provon se Jezusi ishte një qënie fizike pas ringjalljes së tij. Nuk ishte një “fantazmë” ajo që dishepujt panë. Jezusi ishte real dhe mund të prekej pas ringjalljes sikurse ishte dhe më parë. Nuk ndodh kështu për një zotëri të lartësuar. Edhe pse është e mundur për një zotëri të lartësuar të “manifestohet” të vdekshmëve fizik, nuk do të lejonte që atyre të cilëve u shfaqej të besonin gabimisht që ai ishte një entitet fizik i ringjallur prej së vdekurish. E gjithë çështja për një zotëri të lartësuar i cili shfaqet do të ishte për të siguruar ata që ende nuk ishin lartësuar dhe për t’i udhëzuar ata se si të lartësonin veten e tyre duke zotëruar teknikat mistike dhe okulte që çojnë në ngritjen e vetes. Megjithatë, dishepujt me shumë siguri besuan se Jezusi ishte ashtu siç vetë Jezusi donte që ata të besonin, ai ishte, një person i ringjallur fizikisht.

Përfundimi

Një shqyrtim i evidencës rreth jetës dhe vdekjes së Jezusit të Nazaretit na çon drejt përfundimit. Meqë, Jezusi vdiq me të vërtetë dhe u varros dhe varri i tij u gjet bosh dhe trupi nuk mund të jetë vjedhur dhe nuk mund të jetë zhdukur (meqë dishepujt e panë Jezusin pas vdekjes së tij dhe nuk mund të kenë gënjyer, dhe nuk mund të jenë mashtruar nga ndonjë rreng ose të kenë patur halucinacione, as nuk kishin parë ndonjë “fantazmë” ose një zotëri i lartësuar), atëherë shpjegimi më i mirë për varrin bosh dhe për shfaqjen e Jezusit ishte se ai me të vërtetë i ngrit prej së vdekurish. Nuk ka arsye historike për të refuzuar këtë përfundim. Mund të ketë vetëm kundërshtime filozofike. Por nëse Perëndia ekziston dhe mrekullitë janë të mundura atëherë është më e arsyeshme të arrish në përfundimin se Jezusi i Nazaretit u ngrit fizikisht prej së vdekurish, sikurse vetë ai pohoi. Kështu, meqë Jezusi e parashikoi dhe e përmbushi ringjalljen e tij prej së vdekurish, është e arsyeshme të arrish në përfundimin që Jezusi ishte me të vërtetë ai që pohoi se ishte, Perëndia i mishëruar.


Shënime

[1] Disa kanë debatuar se nocioni për një “perëndi që vdes dhe ngrihet” është një motiv i njohur në mitologjinë botërore dhe se krishterimi thjesht e ka huazuar këtë nocion në interpretimin e tij të jetës së Jezusit. Kjo është haptazi e pavërtetë. Do të adresoj këtë dhe pohime të tjera rreth varësisë së supozuar të krishterimit tek besimet pagane për motive vetjake në revistën e ardhshme. Për një burim shumë të mirë në lidhje me këtë temë shih Ronald H. Nash, Ungjilli dhe grekët [më parë Krishterimi dhe bota helene] (Dallas: Probe Books, 1992).

[2] Mateu 16:21; 20:17-19; 27:63, Marku 8:31; 9:31; Gjoni 2:19; 10:17-18

[3] Periodikisht janë shfaqur kundërshtime në historinë e kishës në lidhje me natyrën e ringjalljes së Jezusit prej së vdekurish. Teologjia e krishterë ortodokse pranon se ringjallja e Jezusit prej së vdekurish ishte fizike edhe pse kishte ndryshime të mëdha në trupin e tij. Për një diskutim në lidhje me statusin bashkëkohor të këtyre kundërshtimeve mbi natyrën e ringjalljes së Jezusit prej së vdekurish dhe se si përballet pozicioni ortodoks në rrethet ungjillore shih Normal L. Geisler, Beteja për ringjalljen (Nashville: Thomas Nelson Publishers, 1989).

[4] Pa dashur të jem i tepërt, më lejoni t’ju kujtoj se kundërshtimet filozofike kundër krishterimit (p.sh. njerëzit nuk ngrihen prej së vdekurish) nuk mund të përgjigjen me argumente historike. Kundërshtimet filozofike duhen përballur me argumente filozofike. Për një diskutim të kësaj pike shih"Historia kundrejt filozofisë " Janar, 1994 (Vëll. 2, nr. 1) botim i Institutit Isakar. Për një analizim më të thellë të kësaj pike shih Norman L. Geisler, Apologjetikat e krishtera (Grand Rapids: Baker, 1976).

[5] Rrëfimi më i rëndësishëm i atij që tentoi të provonte ringjalljen e Jezusit me anë të analizave historike kanë të bëjnë me gazetarin anglez Frank Morison, Zbulimet e tij, të cilat më pas e çuan drejt konvertimit tek Jezusi gjenden në librin e tij Kush e lëvizi gurin? (Grand Rapids, MI: Zondervan Publishing House, 1958).

[6] William D. Edwards; Wesley J. Gabel; dhe Floyd E. Hosmer, " Mbi vdekjen fizike të Jezus Krishtit" Gazetë e Shoqatës mjekësore amerikane 255 (March 21, 1986): 1455-1463.

[7] Disa kanë sygjeruar se Bibla është e pasaktë historikisht sepse viktimat nuk ishin gozhduar në kryq gjatë kryqëzimit, por ishin lidhur. Por evidencat arkeologjike tregojnë se në të vërtetë viktimat gozhdoheshin gjatë kryqëzimit në shekullin e parë shihN. Haas, " Vëzhgime anropologjie mbi mbetjet e skeletit nga Giv'at ha-Mivtar," Gazeta Eksploruese e Israelit 20 (1970): 38-59; dhe Y. Yadin, "Mbishkrime dhe Kqyqëzim," Gazeta Eksploruese e Israelit 23 (1973): 18-22. Në gopën e varrit u gjetën eshtrat e këmbës së një njeriu të kryqëzuar së Giv'at ha-Mivtarit me gozhdën e mbetur brenda tyre,. Në mënyrë interesante fragmente nga pemët e ullinjve ishin gjetur në njërin fund të gozhdës ku kishte penetruar një kryq.

[8] "Mbi vdekjen fizike të Jezus Krishtit" fq. 1463, theksi në origjinal.

[9] Gjoni 19:34

[10] Marku 15:44-45

[11] Gjoni 19:39-40

[12] Mateu 27:59-60

[13] Mateu 27:62-66

[14] Mateu 28:11-15

[15] Mateu 26:56

[16] Në argumentim dhe retorik një shpjegim i dhënë aty për aty nuk është fare një shpjegim. Është i tillë nëse dikush i apelohet në parimi ose koncepti për të shpjeguar ose justifikuar një pohim, kur parimi ose koncepti nuk i shërben ndonjë qëllimi tjetër në filozofinë e vet ose në këndvështrimin e botës. Për dikë të paraqesësh një parim për të shpjeguar diçka ku ai parim nuk ka funksion tjetër dhe nuk ka aplikim ose vlerë tjetër për atë shpjegim, merret si një shpjegim jo i mirëqenë.

[17] Shih për shembull, Levi, Ungjilli drejues i Jezus Krishtit (Los Angeles: DeVorss & Co. Publishers, 1907): 254-270.

[18] Ky element fetar i serialit televiziv nuk është i rastësishëm. Për një diskutim në lidhje me mësimet imagjinare të Star Wars shih Norman L. Geisler dhe J. Yutaka Amano, Feja e Forcës (Dallas: Quest Publications, 1983). Një biografi e George Lukas, krijuesi i Star Wars, pohon "Luka donte të rrënjoste tek fëmijët një besim në një qënie supreme … një hyjni universal që ai e emëroi Forcë, një burim energjie kozmike i cili përfshin dhe konsumon çdo gjë të gjallë." (Dale Pollock, Skyiwalking. Jeta dhe filmat e George Lukas (New York: Harmony Books, 1983): 139, suç citohet tek Geisler, Feja, P. 22.)

[19] Nuk është e qartë se trupi i Darth Vaderit u dematerializua në të njëjtën mënyrë si ai i Obi Vanit dhe Jodas. Megjithatë, besoj është një interpretim i besueshëm i filmit meqë që të tre shfaqen në fund.

[20] "Gjatë dyzet ditëve midis ringjalljes dhe ngritjes, Zoti Jezus ka prova se i është shfaqur ndjekësve të tij në dhjetë raste, pesë prej tyre kanë ndodhur në ditën e ringjalljes. Rendi i shfaqjes ka qenë: (1) Maria Magdalenës (Marku 16:9-11; Gjoni 20:11-18); (2) grave që po ktheheshin nga varri me mesazhin ungjillor (Mateu 28:8-10); (3) Pjetrit, ka të ngjarë në mesditë (Luka 24:34; 1 Korintasve 15:5); (4) dishepujve të fshatit Emaus gjatë mbrëmjes (Marku 16:12, Luka 24:13-32), (5) dishepujve, Thomai mungonte (Marku 16:14; Luka 24:36-43; Gjoni 20:19-25); (6) natën tjetër të së dielës, iu shfaq dishepujve dhe Thomai ishte i pranishë, (Gjoni 20:26-31; 1 Korintasve 15:5); (7) të shtatëve përtej detit të Galilesë (Gjoni 21); (8) dishepujve dhe më shumë se “pesëqind vëllezërve” (Mateu 28:16-20; Marku 16:15-18; 1 Korintasve 15:6); (9) Jakobit, gjysmë vëllai i tij (1 Korintasve 15:7); (10) shfaqja e tij e fundit e regjistruar dhe ngjitja prej Olivet (Marku 16:19-20; Luka 24:44-53; Veprat 1:3-12). Pas ngjitjes Krishti i është shfaqur një ose më shumë herë tre burrave: (1) Stefanit (Veprat 7:55-60); (2) Palit: (a) gjatë konvertimit të tij (Veprat 9:3-8,17; 22:6-11,14-15; 26:12-19; 1 Korintasve 9:1; 15:8); (b) në Korinth(Veprat18:9-10); (c) në tempull në Jeruzalem (Veprat 22:17-21); (d) lmë vonë në Jeruzalem (Veprat 23:11); (e) në një tjetër vizion (2 Korintasve 12:1-4); (3) Gjonit dishepullit në Patmos (Zbulesa1:10-19, dhe vizione të tjera tek Zbulesa)." (Nga Bibla The New Scofield Reference (New York: Oxford University Press, 1967): q.v. Gjoni 20:16).

[21] 1 Korintasve 15:6

[22] Gjoni 21:4-14; Luka 24:36-43; Veprat 10:40-41


Copyright © 1994 Instituti Isakar. Të drejat e rezervuara. Botohet me leje.
Përktheu: Luka
Artikulli në gjuhën angleze: Who is Jesus – His Resurrection?
Pjesa 5: Çfarë besonte Jezusi për Biblën?
Seria e artikujve: Çështja e krishtërimit
Përgjigje Islamit faqja kryesore