Në luginën e lotëve

Unë quhem Ibrahim dhe për shkak të sigurisë familjare e përdori po ashtu nofkën Timote Abraham. Jam një egjiptian i thjeshtë nga regjioni Delta. Fermat më rrethonin nga çdo njëra anë me përrenjtë e  lumit madhështor Nil që dhuron jetë me pjellshmëri. Kisha një edukim të fortë islamik, duke studiuar në dyqanin e fshatit Kuranin (al-Kitab). Ata më mësonin t’i frikësohesha Perëndisë (Allah në arabisht) i cili krijoi qiejt dhe tokën për gjashtë ditë. Nuk kishte asnjë arsye për të dyshuar një religjion që theksonte frikën ndaj Perëndisë, të vepruarit mirë dhe të jetuarit e një jete morale. Recitimi i Kuranit kishte për qëllim të prodhonte një ndjenjë të qetësisë. Unë kënaqesha në rrethin sufi të adhurimit, përderisa ata adhuronin personin e Muhamedit. Ky ishte grupi i Abu-al-Azemit. Megjithatë unë kërkoja një afërsi më të madhe me Allahun e Plotfuqishëm.  

Një mbrëmje rreth orës 7, në xhaminë al-Mahata, pasi mbarova së luturi lutjen al-Magrib, u njoftova me Muhamed Imamin dhe Sylejman Kavashin. Ata qenë mjaft ndikues duke më inkorporuar në grupin e tyre “Vëllazëria myslimane” – në arabisht al-Ikuan al-muslimin.” Ata më inkurajonin të bëhesha një mysliman i devotshëm dhe të agjëroja të hënave dhe të enjteve të çdo jave, për të prishur festën me ta në xhami ku hanim bukë, djathë, tamër dhe sallatë të shijshme. Unë me vëmendje imitoja çdo gjë që profeti Muhamed bëri, qoftë edhe postierin e tij duke ndenjur përderisa hante. Ata ishin shumë të mirë ndaj meje. Ata gjithashtu shihnin në mua një potencial të të qenit një folës elokuent. Prandaj, Sylejman Hashimi, udhëheqës në atë kohë, mu afrua me butësi, “Ibrahim, ti je i thirrur nga mësimi i Kuranit ta shpallësh mesazhin e Islamit ‘da’avah.” “Allahu im!” mendova. “Unë jam vetëm 14 vjeç dhe frikësohem lehtë.” Megjithatë, Sylejmani më dha një grumbull të librave për t’i studiuar që të përgatisja predikimin që kisha për ta ndarë të nesërmen. Që nga ajo kohë e tutje, qe bërë e zakonshme për mua të predikoja të hënën e parë të çdo muaji lunar. Isha i mbushur me zell meqë drejtuesit e mi kishin rregulluar të shkoja nëpër qytetet e afërta, duke predikuar nga xhamia në xhami. Me shumë zell doja çdo kush të ndiqte traditën e profetit Muhamed dhe si pasojë motra ime nuk kishte zgjedhje tjetër veç t’i bindej urdhrit të Kuranit të vinte velin që një mënyrë indikonte modesti. Kisha nevojë për aprovimin e babait tim. Mendoja sikur ai të dëgjonte të birin 14 vjeç ungjilltar mysliman të predikonte. Për habinë time babai qe kritikuar rreptë nga njerëzit për djalin që tani ishte një “fanatik”. Vëllazëria  myslimane konsiderohej si një grup religjioz nga shumica e myslimanëve të rëndomtë. Babai im, prandaj u zemërua shumë ndaj radikalizmit tim islamik dhe pa menduar shumë më goditë në dhëmbë. Sot dhëmbi im i përparshëm nuk është i vërtetë. Më kujton qëndrueshmërinë e mëparshme deri në pikën e vdekjes për të qenë një fundamentalist mysliman i zellshëm dhe gatishmërinë time për t’u persekutuar për përkushtimin tim. Babai im dogji tërë librarinë time suni (kryesisht vahabe dhe salafi). Ai e dinte shumë mirë që Muhamed Mansori, një informator i policisë së sigurimit, po i regjistronte predikimet e mia nga banjoja e xhamisë. Isha aq i përpiktë në të ndjekurit e synetit të Muhamedit sa nuk i shtrëngoja duart me femra. Unë thjesht doja të isha një mysliman i devotshëm. Pasi mbarimit të lutjeve të tyre në xhami, babai im e ndali njërin nga drejtuesit e grupit tim, Sylejman Hashimin duke i kërkuar në formë lutjeje të më linin të lirë, pra djalin e tij. Atëherë kur babai bëri një betim të ndarjes (hilif alaja bi al-talak) që unë nuk do të lejohesha të hyja në xhaminë ku Vëllazëria myslimane lutej, unë iu binda babit, por i kërkova mëshirë të më lejonte t’i dëgjoja predikimet e tyre duke qëndruar jashtë xhamisë.

Unë nuk isha i frikësuar nga asnjëra prej kësaj dhe vazhdoja të predikoja Islamin çdo ditë në parakalimin e mëngjesit (tabur es-sabah) sikurse edhe në çdo xhami ku shkoja të mësoja. As edhe një moment nuk më vinte të mendoja që Islami mund ta kishte gabim. Në përpjekjet e mia për ta përhapur Islamin kudo, një revistë më erdhi në dorë që kishte adresa të miqve nga Shtetet e Bashkuara. E zgjodha një nga rastësia dhe i shkrova me shpresë t’a konvertoja këtë njeri në Islam. I shkrova Gjonit nga Pensilvania, SHBA për afro dy vjet, çdo njëri duke u përpjekur të konvertonte njëri tjetrin. Lexoja çdo libër që mund të gjeja për të hedhur poshtë Biblën. Për t’i vështirësuar gjërat edhe më shumë, nuk kisha fare respekt për Biblën sepse i vendosa këmbët dhe këpucët e mia mbi të sepse Kurani më mësoi që ishte e ndryshuar.

Pas kësaj Gjoni më habiti kur erdhi të më vizitonte në fshatin tim. Kjo ishte hera e parë që pashë një të krishterë të vërtetë. Sinqeriteti i tij, çiltërsia, vërtetësia e tij dhe përgjegjësia e tij më impresionuan. Gjoni qëndroi me mua për dy muaj. Ai kishte një jetë lutjeje të mrekullueshme që shërbeu si model për mua në jetën time të mëvonshme. Nuk e dija që të krishterët luteshin derisa nuk e pashë “letrën e gjallë” pikërisht në mes të shtëpisë sime, një njeri prej një vendi të largët i cili u bë njëri nga ne dhe që mishëroi me të vërtetë dashurinë e Krishtit. Gjoni kishte një jetë të mrekullueshme lutjeje, për shkak se lutej më shumë se sa fliste, duke i folur fjalët nga Bibla. Fillova t’ia kisha zilinë Gjonit për intimitetin që kishte me Perëndinë dhe kjo e shtoi recitimin tim të Kuranit.

Islami është një religjion që duhet të nderohet për mësimet ndaj ndjekësve të tyre për të qenë të moralshëm, të pastër dhe mirëdashës. Nuk ka asnjë dyshim që Muhamedi qëndron në histori si një gjeni. Por duhet të vihet re po ashtu që një mysliman mund të bëj vepra të mira aq sa mundet në këtë botë dhe në ditën e gjykimit Perëndia do t’i peshoj veprat e çdo personi në “peshore”. Veprat e mira do të vendosen në njërën anë të peshores kurse të këqijat në anën tjetër. Nëse veprat e mira do jenë më të rënda, atëherë besimtari do të shkoj në parajsën e përshkruar në Kuran si vend të kënaqësisë seksuale duke u argëtuar me hyritë sy mëdha (surja al-Vakia 56:20-23). Sidoqoftë, Krishti Zoti ynë tha “Në ringjallje, pra, as martohen as martojnë, por ata do të jenë në qiell si engjëjt e Perëndisë” (Mateu 22:30). Miku im mysliman, sipas Islamit, nëse veprat e tua të këqija do të jenë më të rënda ti do të hidhesh në zjarrin e ferrit. Duket që do të duhej të ishe vetëm 51 përqind i mirë për të hyrë në parajsë. Gjithsesi ti ngelesh absolutisht i pasigurt nëse do të shkosh në parajsë. E tëra çfarë thua miku im mysliman është kjo: “Vetëm Allahu e di!” Ti shpreson për mëshirën e Allahut dhe shpreson që engjëjt apo profeti do të ndërmjetësoj për ty në ditën e fundit në mënyrë që të shpëtohesh nga ferri.

Unë kam qenë si ti, miku apo mikesha ime myslimane, në të njëjtën varkë deri sa e kuptova që mund të jesh plotësisht i sigurtë rreth të shkuarit të qiell. Lotët më rrjedhin në sy vetëm kur kujtoj sa i humbur isha dhe tani që jam i gjetur. Përderisa dridhem në lot, duke parë madhështinë e Perëndisë, unë gëzohem për të kuptuar që kam jetën e përjetshme me siguri.

Perëndia në Bibël është i drejtë por edhe i mëshirshëm. Drejtësia e tij kërkon që çdo kush të dënohet me ferr, sepse ai është i përsosur 100 përqind. Pavarësisht sa tepër përpiqemi ta kënaqim Perëndinë, ne çdo herë dështojmë nga përsosshmëria e tij. Veprat tona të mira nuk do na sjellin më afër Perëndisë. Perëndia ka parë pamjaftueshmërinë tonë dhe vendosi të paguaj dënimin vetë. Ai e dërgoi Fjalën e tij Isa al-Masih (Jezus Krishti), i cili është absolutisht i pamëkate dhe i pagabueshëm për të mbartur dënimin e mëkateve tona në kryq. Çfarë mund t’i thuash gjykatësit kur ai zgjodhi të paguaj dënimin tënd për ty? Bibla thotë tek Gjoni 3:16 “Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme.” Pikërisht sepse Perëndia na do është arsyeja që dërgoi Fjalën e tij, Jezus Krishtin, për të vdekur për mëkatet tona. Islami asnjëherë nuk na dhuron sigurinë e të shkuarit në qiell, por Krishti e bën plotësisht! Lavdi Perëndisë! Faleminderit, Zoti im, që zgjodhe në mënyrë sovrane të paguash çmimin vetë në personin e mishërimit të Fjalës sate, Zotit Jezus Krisht, i cili është zbulesa e manifestuar e natyrës së Allahut të Plotfuqishëm.

Pasi Gjoni shkoi, ndikimi i tij qëndroi edhe më tej. Mendova që do t’a mposhtja Gjonin duke i thënë, “Gjon, vizita jote më ka bërë një mysliman më të fortë në besim dhe mos provo të konvertosh myslimanë sërish.” Sidoqoftë, Gjoni mbizotëroi situatën me lutjet e tij. Lutja e tij ndërmjetësuese e lëvizi ZOTIN për të më zgjuar në mes të natës sikur të mos kisha gjumë apo pushim fare. Konflikti i brendshëm arriti kulmin e saj. Iu afrova Biblës sime dhe e hapa rastësisht. E gjeta këtë pasazh, “Saul, Saul, pse po më përndjek?” Më kujtohet një ditë gjatë debatit më të nxehtë në mes meje dhe Gjonit, bërë shaka me Biblën dhe thashë, “Gjon, Bibla jote është gjëja më absurde që ekziston! Si mund ta besosh ngjarjen e Saulit që u bë Pal, shërbëtor i ungjillit?” Gjoni tha, “Ngjarja është e vërtetë, dhe kjo është arsyeja përse jam i durueshëm me ty. Ti do të jesh një Pal tjetër një ditë!? Iu përgjigja, “Gjon, ti duhet të jesh jashtë kontrollit të mendosh për një moment që unë mund ta lë religjionin e të gjitha religjioneve, Islamin!” Duke reflektuar mbi pasazhin, “Saul, Saul...” Unë thashë Zot! Unë po të persekutoj? Unë nuk të kam bërë gjë personalisht... Më kujtohet që e kisha çuar një studente të mjekësisë në polici... por nuk të kam bërë gjë ty. A është e vërtetë se ai që prek një nga njerëzit e tu prek mollëzën e syrit tënd?”

Islami e mohon kryqëzimin e Zotit Jezus Krisht sepse Kurani kishte ndër mend t’ua hiqte judenjve fitoren të cilën e pohonin të ishte në ekzekutimin e tyre të Jezusit. Kurani thekson që Perëndia e vendosi dikë tjetër i cili dukej sikurse ishte ai në kryq në vendin e Jezusit. Tani miqtë e mi mysliman, Perëndia nuk përfshihet në punë mashtruese, sepse nëse ai do të donte ta shpëtonte Jezusin nga kryqi, ai do të mund ta bënte mrekullisht duke mos pasur nevojë të mashtroj askënd duke e vendor dikë të ngjashëm si Jezusi në vendin e tij. Ky gabim i Kuranit është shumë i zhurmshëm dhe dëshmon që Kurani nuk ka origjinë hyjnore. Për më tepër, Kurani është vetë-kontradiktues, sepse në të njëjtën kohë deklaron që judenjtë nuk e kanë mbytur në të vërtetë Jezusin dhe në në anën tjetër e pohon shumë qartë realitetin e vdekjes së Jezusit në suren e familjes së Imranit (S.3:55) siç pohon në pjesën e parë të vargut:

Kur Perëndia tha:

“O ISA! UNË DO TË VDES TY, DHE DO TË MARRË PRANË VETES.”

Miku im mysliman, qëllimi im nuk është të të konvertoj, por të ngre pyetjen përfundimtare, Kush është Krishti? A qe kryqëzuar ai? Dhe si të ndikon kjo ty? Nëse e tërë historia njerëzimit rrotullohet rreth Krishtit, atëherë e tërë jeta ime dhe ekzistenca do të duhej të rrotullohej rreth tij po ashtu. Të mohosh kryqin e Krishtit është të kontradiktosh vetë historinë. Muhamedi vetë në Kuran deklaron të jetë nxitur nga Perëndia t’i referohej ithtarëve të librit (judenjve dhe të krishterëve) nëse do të ishte në dyshim sa i përket Kuranit?:

“Po, (fjala vjen) nëse je në dyshim për këtë që të zbritëm ty (për ngjarjet e pejgamberëve), atëherë pyeti ata që lexojnë librin para teje.” Surja Junus 10:94.

Për herë të parë në jetën time, fillova të bëja pyetjen “pse?” dhe sfidoja çdo gjë që merrja si të vërtetë më parë. Të gjitha postulatet i ekzaminova në mënyrë kritike. Kjo më futi në telashe në një shoqëri autoritare. Pyetjet ata thonë, fluturoji në fytyrën e Allahut. Bindu. Kjo është e tëra. Në Vëllazërinë Islamike, motoja jonë ishte “samaana va ataana” që do të thotë , “ne kemi dëgjuar dhe jemi bindur.” Pas disa vitesh studimi, arrita tek dy konkluzione logjike: Bibla është Fjalë e pandryshueshme e Perëndisë dhe Jezusi është Fjala e Perëndisë. Fillova të shikoja që ishte e mundshme Jezusi të ishte Perëndi. Intelektualist, unë i pranova gjitha pohimet e besimit të krishterë, por në zemrën time unë edhe më tej kisha frikë që do goditesha i vdekur pas thirrjes së Perëndisë së Plotfuqishëm “Ati im.” Kisha nevojë për një mrekulli! Bibla na mëson duke thënë që askush nuk mund të thotë “Jezusi është Zot” vetëm me anë të Frymës së Shenjtë (1 Korintasve 12:3). Pa habi që çdo përvojë shpëtimi është një mrekulli e lindjes nga vdekja në jetën e përjetshme!

Nga thellësia e zemrës sime, nga mesi i konfliktit të brendshëm, e thirra Allahun, edhe në xhami, “Zot, me trego të vërtetën! A është Jezusi apo Muhamedi? A mund të ndodhë që Ti të jesh Ati im? Më trego të vërtetën dhe të vërtetën që e dëshmon unë do ta ndjek me tërë jetën time çfarëdo që të jetë çmimi!” U mbusha me lot sepse e dija që çmimi mund të ishte jashtëzakonisht i madh për një person të dobët si unë. Sepse si do të lejoja të përjashtohesha nga familja dhe të flija në rrugë si një person i pastrehë? Dhe çfarë kur drejtuesit e Vëllazërisë myslimane kuptojnë për mua! Dhe çfarë nëse në drejtësinë dhe zellin e tyre islamik do të përpiqeshin të mbronin Islamin dhe të më vrisnin mua? Sipas religjionit islamik , një femohuesi do të duhej t’i jepeshin tre ditë mundësi të kthehej dhe pas kësaj gjaku i të pafeut mund të derdhej legjitimisht në emrin e Allahut! Fjalët e profetit Muhamed vazhdonin të më tingëllonin në veshin tim, “Çdo person (p.sh mysliman) i cili ka ndërruar religjionin e vet, vriteni.” Kjo traditë është treguar nga Ebu Bekri, Uthmani, Aliu, Muad In Xhabali dhe Kalid Ibn Validi. Sidoqoftë këmbëngula duke i kërkuar Perëndisë të më drejtonte. 

Udhëhiqe, O Jehova i madh që je, udhëtarin e kësaj toke të shterp; Unë jam i dobët por Ti je i fuqishëm.

Një nate Krishti mu shfaq në ëndërr dhe tha me një zë të ëmbël të butë, “Të dua!” E pashë me sa kokëfortësi e kisha rezistuar atë gjatë tërë këtyre viteve dhe i thashë Atij në lot, “Të dua po ashtu! Të njoh Ty! Ti je i përjetshëm përherë e përherë.” U zgjova me lot plot në fytyrën time i mbushur me gëzim të pa përshkruar, duke besuar që Krishti vetë preku mendjen time dhe zemrën po ashtu, dhe unë u dorëzova. U mbusha me një pasion të madh për Krishtin, duke kërcuar lartë e poshtë, duke i kënduar lavde emrit të Tij dhe duke i folur Atij ditë e natë. Unë as që do të flija pa Fjalën e tij të pagabueshme, Biblën, afër gjoksit tim.

Përjetova atë çfarë një “fëmijë i llastuar” i Perëndisë do të përjetonte: Perëndia do të më jepte çdo gjë që unë do t’i kërkoja në lutje. Por Perëndia donte po ashtu që unë ta doja Atë dhe ta adhuroja Atë për hir të tij, jo për atë që fitoja nga Ai. U përpoqa ta mbaja besimin tim sekret dhe në këtë mënyrë u pagëzova fshehurazi në shtëpinë e pastorit tim.

I mbushur me gëzimin e shpëtimit, nuk mund ta fshija apo mohoja Krishtin më. Kështu, kur një mik i fëmijërisë sime më pyeti nëse Krishti ishte kryqëzuar, unë iu përgjigja, “Po!” dhe e ia sqarova pse. Ai u lut me mua ta pranonte Krishtin. Ai po dridhej i tëri dhe djersinte çdo herë që lutej me mua. Ai mund të shihte sa i fuqishëm emri i Zotit Jezus ishte. Udhëheqësit e mi të mëparshëm në grupin islamik fanatik, duke dashur të dinin kush ishte maja e shtizës, e kërcënuan ta vrisnin nëse nuk do u tregonte çdo gjë rreth ungjillëzimit tim. Fatkeqësisht, unë qesh tradhtuar nga ai dhe kështu më rrahën para xhamisë ku predikoja më parë islamin me zell. Në sytë e tyre unë isha një i pafe që meritonte vdekjen nëse nuk do tërhiqesha. Ata e konsideruan konvertimin tim si formën më të tmerrshme të fyerjes së Islamit dhe Kuranit. 

Meqë konvertimi im i fshehtë u bë publik shpejt dhe myslimanët thurnin komplote të më vrisnin, unë duhesha të largohesha. Unë ndiqesha nga myslimanët nga fshati im në Delta, deri në Ismaili ku dhe arrita në Kajro aty ku jetonin miqtë e mi të krishterë. Sidoqoftë, të krishterët nuk qenë të gatshëm të më strehonin dhe duhej të kthehesha në fshat, duke kërkuar strehë nga duart e Tij mbrojtëse. U ktheva nga Kajro dhe gjeta një turmë të zemëruar të myslimanëve që kishin mbushur shtëpinë tonë. Nëna ime kishte të veshur veshjen e zisë, pra e veshur në të zezë siç ishte zakoni në Egjipt. Për ta t’a lësh Islamin, nënkuptonte të ishe i vdekur!!! Gratë myslimanë bërtisnin në mua, “Mamaja jote nuk e meriton tërë këtë fyerje nga ti. Pse i shkaktove asaj tërë këtë pikëllim?” Një grua tjetër qante, “E gjora nënë! Djalin i saj e la për hir të pafeve të krishterë. Po të isha në vendin e saj, do të vrisja birin tim po të vraponte pas të pafeve si një qen.” Pranova një letër nga një mik në Jordani që më thoshte se babai im po qante rrugëve të Jordanisë sepse punëtorët myslimanë e kishin qortuar atë rreptë. Ai qëndroi i sëmurë në shtrat për një muaj për shkak të kësaj deri sa nuk folëm bashkë në telefon.

Është plotësisht e pafalshme që myslimanët e dhunshëm u futën në shtëpinë tonë në mënyrë barbare. Mamaja ime u gjunjëzua në këmbët e fqinjit tonë “Sayed” duke iu lutur të kursenin jetën time dhe ta vrisnin atë në vendin tim. Në një agoni të tillë të pa përshkruar, mamaja ime më zhbirëroi dhe përjashtoi nga trashëgimi para gjithë njerëzve në fshat. Unë e dua mamanë time më tepër se çdo person tjetër në botë, por asnjë fuqi njerëzore, pavarësisht sa gjigante të jetë, nuk mund të më ndajë nga dashuria e Krishtit. Unë do të jetoj çdo herë për Krishtin.

Bibla ime, të gjitha librat e mi të krishterë dhe kasetat muzikore qenë konfiskuar dhe djegur. Vendosa të largohesha nga regjioni Delta për në Kajro. Unë fshihesha tek një mik baptist që më ngushëllonte tërë kohën. U theva për gjysmë kur ai lexoi:

Kështu ata u larguan nga sinedri, duke u gëzuar sepse qenë çmuar të denjë të fyhen për emrin e Jezusit” (Veprat 5:41).

I jam mirënjohës Perëndisë që siguroi këtë mik, M., i cili më dishepullizoi, më mësoi të jetoj një jetë triumfuese të pasur në adhurim dhe falënderim. Ai më dha një Dhiatë të Re xhepi në arabishte dhe më tha i sinqertë që prindërit e tij ishin të frikësuar. Po ashtu më tha që nëse do të vazhdonin të më fshihnin do të mbaronin në burg përjetë. Nuk kisha ku të shkoja. Por, pas këshillës së pastorit tim të fshehtë, u largova në fshat, duke e fshehur Dhiatën e Re arabike në pantallonat e mi, duke u lutur që nuk do të dilte jashtë. Përfundimisht arrestohesha dhe lirohesha vazhdimisht. Mësova çfarë do të thoshte të kisha Perëndinë si vendin tim të fshehjes. Në burg, Shpëtimtari im e di që kam ardhur të përjetoja paqen e vërtetë.  Nuk dridhesha sepse e shihja Krishtin në burg, jo veten time. Këndoja këngë gëzimi në mes të lotëve, duke pritur Yllin e ndriçuar të mëngjesit të vinte dhe të më çlironte. Vendosa ta fshihja Biblën në një vend në burg ku policët nuk mund ta konfiskonin – në zemrën time duke e mësuar përmendësh. Që atëherë e kam bërë shprehi të flejë me Biblën pranë meje. Pesë vjet më vonë, arrita t’i shpëtoja një përpjekjeje myslimane të më vrisnin dhe qesh i shokuar për të kuptuar që ka ca të krishterë në Amerikë që sulmonin Biblën për të cilën unë isha i gatshëm të vdisja. Fjala e Zotit më ka dhënë premtime të besimit të cilat i zbatoj që kur isha fëmijë dhe i them në lutje ato vazhdimisht. Portat e qiellit hapen ndërkohë që ne lutemi nëpërmjet Fjalës së Zotit. Fjalët e tij flasin jetë!!!

Një herë kur shkova për t’i dhënë mamasë sime dhuratën e ditës së nënës, ajo më pyeti në mënyrë retorike, “Dhuratë për ditën e nënës?” i thashë, “Po” sa herë që ajo e përsëriste pyetjen. Ajo më shikoi me një pikëllim të madh goditës dhe tha, “Djali im, të cilin e kam pritur 15 vjet që ta kem dhe i cili më në fund u lind, tashmë është i vdekur. Unë të mohoj deri në ditën e gjykimit, Ibrahim.” Unë qava por Krishti e preku zemrën time dhe tha, “Unë jam tani familja jote! Unë jam babai yt, vëllai, motra, miku dhe çdo gjë për ty tani, Timote.” Nuk mund t’i harroj ato ditë kur nëna ime e thërriste policinë të më arrestonin. Ajo madje shkoi te një shtrigë të më mallkonte në mënyrë që të më sillte prapa në flegrën e Islamit. Shtriga i tha, “Djali juaj po ndjek një rrugë të cilën nuk do ta lë kurrë dhe ai do të jetë fitimtarë gjatë tërë jetës së tij deri sa jetë gjallë.” Këto fjalë, nga goja e shtrigës, e sollën vëllanë tim të vogël të njihte Krishtin. Dëshmia e demonëve rreth Zotit tonë fitimtar paraqet skepticizëm dhe mosbesim absolut (Ju lutem lexoni Romakëve 8:35-39). Ju po ashtu mund të bëheni më tepër se fitimtarë nëpërmjet Krishtit, Fituesit tuaj që ju do! Besoni Atë!

E humba Biblën time dhe të gjitha librat e krishterë qenë konfiskuar. E tëra që kisha ishte një radio. Shkoja tinëzisht të merrja radion time të dëgjoja fshehurazi Zërin e Shpresës, duke kërkuar për ca këngë ngushëlluese gjatë natës. (Meqë ra fjala, unë flas tani publikisht tek Zëri i Shpresës meqë jetoj në një shtet të lirë, në Amerikë). Por prapë, mamaja ime më zuri dhe e mori radion nga dora ime dhe më rrahu në kokë me këpucën e saj. Isha vetëm 20 vjeç në atë kohë. U luta për një Bibël dhe Perëndia u përgjigj. Shkova të marrë një paketë me Bibël nga posta. Shefi i postës, Kemali, më goditi me shpullë rëndë dhe më grushtoi në fytyrë.  Pashë çdo lloj tmerri... Qaja nga fuqia e dhembjes. Ai më tha, “Ti vetëm shko pas të krishterëve të pafe, braktise Islamin dhe ne do të të zhdukim. Do të të dërgojmë prapa diellit!” Ndjehesha si në grackë duke u lutur zjarrtë për ta braktisur Egjptin dhe të praktikoja besimin tim në Krishtin. Atë i ngushëllimit, ti asnjëherë nuk më le. Të lutem më përkujto Birin tënd duke u varur në kryq dhe duke bërtitur në agoni të thellë, “Perëndia im, Perëndia im, përse më ke braktisur?” Zoti Jezus, ata të gjithë të braktisën ty, dhe më tej Ti gjeje ngushëllim tek Ati Yt. Unë duhet të mbështetem tek Ati siç bëre ti.”

Pas 3 vjetësh, unë vendosa të kaloja në Kajro, gjë që nuk ishte shumë me e sigurt. Herën e fundit kur më kishte arrestuar policia, më thanë, “Sipas nesh, ti je një i pafe i cili ka bërë një tradhti të madhe. Herën tjetër nëse arrestohesh, do të pasoj dënimi me vdekje.” Për t’u bërë më keq, pronari i “krishterë” më tha që nuk mund t’i ofronte strehim një krimineli të arratisur më. Nuk isha më i mirëpritur në vendin tim. Megjithatë, Zoti ndërhyri dhe një ungjilltar palestinian, Anis Shorosh, më njoftoi me Dr. Paige Patterson. Ai filloi të më ndihmonte të aplikoja për vizë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Së pari, viza m’u mohua, por Dr. Pattersoni nuk u dorëzua. Më në fund, më ishte lejuar viza hyrëse dhe kisha mundësi në mënyrë mbinatyrore të lëshoja Egjiptin. Zot, ti kurrë nuk i çliron fëmijët e tu për t’i kthyer prapa sërish... Më ndihmo të jetoj diku për të praktikuar besimin tim të krishterë pa shqetësim policore. Zot, të lutem bëj çfarë do që duhet që të mos duhet të jetoj një ambient ku njerëzit do të më detyronin të shkoja në xhami. Ti do që fëmijët e tu të adhurojnë lirshëm edhe nëse kjo nënkupton të ikin për jetën e tyre në mënyrë që Krishti të bëhet gjithçka në çdo gjë.

Po të mos kishte qenë Dr. Pattersoni, unë do të kisha qenë një histori sot. Isha planifikuar të ekzekutohesha por Perëndia kishte më shumë në plan për mua të bënte. Andaj, ai e përdori Dr. Pattersonin për të shpëtuar jetën time mbinatyrshëm. Perëndia i Plotfuqishëm është baba i jetimëve (Psalmi 68:5) dhe atëherë kur babai dhe mamaja ime më braktisën, siç deklaron Davidi, Perëndia më mbajti pranë vetës. A është Perëndia i Plotfuqishëm, Ati juaj Qiellor, miku im? (Galatasve 4:6). Perëndia i Plotfuqishëm dhe i Madhërishmi gëzohet për ty personalisht (Fjalët e Urta 8:31).

Pas largimit në Shtetet e Bashkuara, kisha sërish frikë që një ditë do të duhej të ballafaqohesha me policinë egjiptiane, veçanërisht për shkak të faktit që kisha ardhur me një vizë studentore dhe e cila një ditë do të mund të skadonte. Bazuar në qeverinë egjiptiane unë jam një i pafe i cili e ka diskredituar Islamin sikurse edhe kam shkaktuar mos unitet kombëtar. Vetëm Allahu e di se nuk kam ndjenja të ngurta drejt Egjiptit, atdheut tim, e as Islamit. Predikuesit ofronin të më fshihnin më ferma nëse do të vinte te më e keqja. Unë vetëm doja të jetoja dhe jo të isha dash kurbani i një zemërimi religjioz të dikujt. Një organizatë shërbestarësh më sponsorizoi dhe dërgoi një peticion për vendbanimin tim të përhershëm. Pas gjashtë vjetësh të gjata pritjeje, Zoti e nderoi kërkesën time duke më ofruar vendbanim të përhershëm, vetëm disa ditë para ditës së martesës, 18 Prill, 1998. Nuk doja që askush të më akuzonte në mënyrë të gabuar që isha martuar me një vajzë që të kisha grin kartën. Unë u martova me Angjelën për shkak të saj dhe jo për shkak të marrjes së grin kartës. Unë i jap Angjelës tërë veten time, sepse burimi i dashurisë sonë është hyjnor. Nuk është asnjëherë një emocion i shkurtër por një besëlidhje në të cilën ZOTI është dëshmitar në mes meje dhe gruas sime, partnerit tim dhe mikut tim më të mirë. (Malakia 2:14).

Këtu është momenti për mua ta lavdëroj Perëndinë për dhuratën e martesës. Është në kohën kur ia dorëzova vetën Perëndisë dhe dëshirën e perëndishme të martesës atëherë kur ai e solli pranë meje Angjelën. Angjela është një engjëll nga Perëndia për zemrën time. Ajo është e bukur nga jashtë por edhe në brendësinë e saj. Që të dy e ndajmë të njëjtin vizion të të shprehurit të dashurisë së Perëndisë ndaj vëllezërve dhe motrave tona myslimane. Nuk bëra kompromis për asgjë më pak seç e dija Allahu donte të kisha: Angjela është një grua e lutjes, e kujdesshme, e dashur, mikpritëse, dhënëse dhe e shoqërueshme. Ajo është e përsosur për mua. Unë argëtohem nga fakti që ajo i do prindërit e mi dhe u jep me sakrificë atyre. Zot, çfarë bëra unë për t’u trajtuar me një mirësi tënden ekstravagante që më dhurove një grua që më do mua dhe familjen time? Zoti më nderoi në momentin kur e vendosa Atë mbi dëshirën time të kisha grua dhe tani ne jemi një çift lutës. Në fakt, Krijuesi dhe Shpenguesi ynë është mblesi ynë përfundimtar.

Zot, le të mos kem asnjëherë siguri dhe lehtësi në jetë në kompensim të bashkësisë me Ty. A nuk the Zot, “Dhe ju do të jeni të urryer nga të gjithë për shkak të emrit tim; por ai që do të ngulmojë deri në fund, do të shpëtohet.” (Marku 13:13). Të lutem mos lejo të nxitohem për shpëtimin tënd, Zot, në mes të fatkeqësisë, por të lutem të më japësh durim në mënyrë që t’i duroj mundimet si një ushtar i kryqit të Krishtit! Zot, le të më konsumoj dashuria jote në atë masë në mënyrë që zbatimi i vullnetit tënd të ishte buka e vërtetë e jetës sime. Në emër të Krishtit, amen!

Miq të mi, jini të lirë të më kontaktoni në këtë faqe:  kontaktTimothy


Përktheu: Luka
Dëshmia në gjuhën angleze: "In the Valley of Tears"
Dëshmi të tjera besimi