Kapitulli 8

Tregimi i Gunxhoas
“Ku do të shkoj pasi të vdes”

  1. MUNGESA E SIGURISЁ
    Unë quhem Gunxhoa, jam afrikan, 43 vjeç, i martuar dhe baba i tre fëmijëve. Jetoj në një shtet ku më tepër se 90% e popullatës janë myslimanë. Islami është religjioni në të cilin jam lindur. Babai im është një nxënës i zellshëm i Kuranit, shumicën e së cilës e kishte mësuar përmendësh në moshë të re. Unë personalisht isha dërguar në një shkollë kurani kur isha vetëm tre vjeç. Më vonë i ndërroja studimet në mes të shkollën franceze në njërën ane dhe shkollës kuranore në të njëjtën kohë. Ditët që nuk shkoja në shkollën franceze, shkoja për të studiuar Kuranin. Ndërkohë që po rritesha, shokët e mi të fëmijërisë dhe unë bënim shumë gjëra të marra. Por kur arrita moshën 19 apo 20 vjeçare, fillova t’i merrja çështjet e religjionit më seriozisht. Do të kaloja shumë kohë për të menduar rreth parajsës dhe ferrit sepse isha mësuar në moshë të re që këto dy vende ekzistonin, dhe që pas vdekjes, çdo person do të përfundonte në njërin prej këtyre vendeve varësisht nëse kishin bërë të mira apo të këqija gjatë ekzistencës së tyre tokësore. Kjo është ajo që isha mësuar.
    Si rrjedhojë, do t’ia bëja vetes pyetjen: “Ku do të shkoj pasi të vdes?” Kjo pyetje më ndiqte kudo që shkoja. Më tmerronte vazhdimisht. Si rezultat, u bëra më besnik ndaj detyrimeve të mia religjioze: lutesha pesë herë në ditë, shkoja në xhami të premten, agjëroja gjatë ramazanit, jepja lëmoshë dhe të tjera. Sa herë që i mbaroja ritualet e lutjes, do t’i kërkoja Perëndisë të më vendoste në shtegun e duhur sepse vazhdoja të isha i tmerruar nga mendimi i përballjes së ferrit pas vdekjes. I pyesja njerëzit që dinin islamin më mirë se unë. Por asnjëherë nuk merrja një përgjigje të kënaqshme. E tëra që më tregonin sa herë që i pyesja ishte që thjesht duhesha t’i përmbushja detyrat e mia religjioze, të bëja më shumë të mira se të këqija dhe pastaj t’i lija të tjerat në dorë të Perëndisë i cili përcaktonte fatin tim të përjetshëm. Ata të gjithë më thoshin të njëjtën gjë: “Askush nuk mund të dijë në këtë botë ku do të shkojnë njerëzit pasi të vdesin. Vetëm Perëndia e di!” Por një përgjigje e tillë në asnjë mënyrë nuk e kënaqte zemrën time. Brenda meje nuk kishte asgjë tjetër veç një trazire. Nuk kisha paqe sepse e njëjta pyetje më paraqitej vazhdimisht në mendjen time: “Ku do të shkoj pasi të vdes?”
    Për tre vite që jetoja në kryeqytet për të vazhduar studimet e mëtejshme, unë jetoja në mes të një sekti të veçantë myslimanësh që besonin se udhëheqësi i tyre religjioz ishte Isa (Jezusi), i cili do të kthehej sërish në tokë nga fundi i botës. Ata i atribuonin udhëheqësit të tyre një numër të caktuar të mrekullive. Isha i impresionuar me tregimet e tyre dhe mendova për veten time: Nëse Jezusi i tyre ka mundur të bënte mrekulli të tilla, Jezusi origjinal është dashur të jetë me të vërtetë i mrekullueshëm! Me dëshpërim doja të dija çfarë lloj mrekullish Jezusi i parë kishte bërë. Mendoja, “Me siguri nuk mund të ketë ndonjë dëm nga kjo!” Kjo ishte ajo që më motivoi të mësoja më shumë rreth “Jezusit të vërtetë”. Duhet t’ ju tregoj që deri në këtë moment të jetës sime nuk kisha takuar asnjë dishepull të vërtetë të Jezus Krishtit, e as që kisha lexuar ndonjëherë librin e tyre, Biblën.
    Pasi mbarova me sukses studimet dhe mora diplomën, u ktheva në qytetin tim të lindjes me një objektive të qartë: do të bëja ca hulumtime serioze dhe do të gjeja një libër që përshkruan jetën, fjalët dhe veprat e Jezus Krishtit. Në këtë mënyrë, një mëngjes u çova herët dhe shkova për t’iu bërë një vizitë disa katolikëve. Në vendin tim, në atë kohë kur dikush fliste për Jezusin, Biblën apo për të krishterët, ne automatikisht mendonim për “katolik”. (Sot kjo tendencë është duke ndryshuar). Ashtu që siç po thosha, unë shkova për t’i vizituar, por nuk ishte aty që gjeta atë që po kërkoja. Por ndërsa po ecja prapa për në shtëpi, Perëndia m’i hapi sytë për të vënë re një librari të vogël ku isha i privilegjuar t’i takoja disa të krishterë ungjillorë për të parën herë në jetën time. Isha 25 vjeç kur unë fillova t’i lexoja shkrimet e Biblës për vetën time.
  2. NGA PROFETЁT TEK JEZUSI
    Tani kërkimi im filloi të merrte një dimension krejtësisht tjetër. Si mysliman, unë vazhdoja t’i lutesha Perëndisë të më drejtonte në shtegun e duhur. Kjo ndodhte për shkak se unë ende nuk e kisha zbuluar zgjidhjen ndaj dilemës që nuk do ta linte mendjen time: “Ku do të shkoj pasi të vdes?” Nuk kisha gjetur ende një përgjigje solide, të kënaqshme. Njerëzit përreth meje vazhdonin të thoshin, “Vetëm Perëndia e di”. Askush nuk mund ta dijë fatin e vetë të përjetshëm. Por unë doja të dija në këtë jetë ku do të shkoja pasi të vdisja! Pas po pothuajse dy vjet kërkimesh, të studimeve të Biblës, të leximit të dëshmive të të krishterëve që kishin dalë nga Islami dhe nga diskutimi me të krishterë, përgjigja e Perëndisë ndaj pyetjeve të mia u qartësua. Iu nënshtrova fakteve. Po, kisha zbuluar ca gjëra të mrekullueshme!
    Së pari, në shkrimet e Dhiatës së Vjetër nga Bibla, zbulova që të gjithë profetët kishin shpallur ardhjen e Mesisë. Ata po përgatisnin njerëzimin për të pranuar këtë Shpëtimtar të botës që do të vinte në kohën e caktuar nga Perëndia. Profetët profetizuan rreth lindjes së mrekullueshme të Mesisë, vendit të lindjes së tij, rrethanat që paraprinë dhe ndoqën lindjen e tij. Ata po ashtu paralajmëruan si do të keqtrajtohej nga udhëheqësit religjioz të kombit të tij të cilët do ta keqkuptonin dhe urrenin atë. Profetët po ashtu shpallën vuajtjet e Mesisë dhe mënyrën si armiqtë e tij do të thurnin komplote për ta çuar në vdekje. Ata madje përshkruan në detaje mënyrën se si do të vdiste. Më së rëndësishmi, ata treguan përse Mesia do të lejonte vetën të vritej, duke refuzuar të shpëtonte veten edhe pse kishte fuqinë për ta bërë këtë. Profetë të caktuar po ashtu shkruan rreth ringjalljes së Mesisë që do të ndodhte tre ditë më vonë.
    Në kërkimin tim zbulova që nga fillimi, ishte plani i Perëndisë që Mesia do të paguante dënimin e mëkatit për mbarë botën, në mënyrë që të gjithë ata që besojnë në të mos paguanin dënimin vetë. Mësova që dënimi për mëkatin është vdekja dhe ndarja e përjetshme nga Krijuesi ynë i përsosur dhe i drejtë që duhet të ndëshkoj gjithë mëkatin. Por Lajmi i mirë ishte që Mesia i pamëkatshëm do të vinte për të përmbushur kuptimin e simbolikave mijëvjeçare të sakrificave shtazore. Profetë si Noeu, Abrahami, Moisiu, Davidi, Solomoni dhe Isaia që të gjithë i ofruan Perëndisë qengja dhe desh të patëmetë si flijime gjaku për të mbuluar mëkatet e tyre. Kjo ishte ide e Perëndisë. Ishte po ashtu ide e Perëndisë për të dërguar Mesinë që do të ofronte veten e tij si flijimin përfundimtar – “si një qengj që e çojnë në thertore.” (Isaia 53:7). Sidoqoftë, kishte një dallim. Flijimi i Mesisë nuk do të mbulonte vetëm mëkatin para Perëndisë por do të mënjanonte dënimin nga mëkati për të gjithë ata që e besojnë Perëndinë dhe rrugën e tij të shpëtimit. Duke lexuar përshkrimin e Dhiatës së Re (Inxhillit) rreth Jezusit nga Nazareti, zbulova që Ai është personi që përmbushi në mënyrë të përsosur të gjitha këto profeci, dhe jo dikush tjetër.
    Tjetra në kërkimin tim zbulova në Bibël që ky “Jezus origjinal”kishte siguruar një përgjigje të qartë dhe pa kompromis ndaj pyetjes sime: “Ku do të shkoj pasi të vdes?” Vdekja e Jezusit dhe ringjallja ishte përgjigje e Perëndisë ndaj pyetjes sime! Jezusi tha, “Unë jam rruga, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen për tek Ati përveç se nëpërmjet meje. ... Sepse Biri i Njeriut erdhi të kërkojë dhe të shpëtojë atë që kishte humbur. ...Unë jam bariu i mirë, bariu i mirë jep jetën e vet për delet. ...Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Ai që dëgjon fjalën time dhe beson në atë që më ka dërguar, ka jetë të përjetshme, dhe ai nuk vjen në gjyq, por ka kaluar nga jeta në vdekje.” (Gjoni 14:6, Lluka 19:10; Gjoni 10:11; Gjoni 5:24). Këto fjalë dhe shumë të tjera si këto në Bibël janë deklarime që asnjë person nuk ka guxuar ndonjëherë t’i bëjë. Këto dhe vargje të tjera në Bibël më ndihmuan të kuptoja dhe të pranoja Jezusin për atë që është: Shpëtimtar i vetëm i premtuar nga Perëndia, i cili vdiq dhe u ngrit sërish për të mundësuar shpëtimin e përsosur për të gjithë ata që besojnë. Si rrjedhojë, unë vendosa besimin tim në Zotin Jezus Krisht dhe në faktin që ai vdiq për mua, për mëkatet e mia, në vendin tim.
  3. NDRYSHIMET E BЁRA NGA KRISHTI
    Interesant, pasi vendosa sigurinë time në Zotin Jezus dhe në atë që ai bëri për mua në kryq, ndjeva një paqe që asnjëherë më parë nuk e kisha përjetuar. Çfarë ndryshimi! Nuk kam më fare shqetësime rreth fatit tim të përjetshëm, sepse e di që Jezusi ka paguar dënimin e plotë për të gjitha mëkatet e mia që më gjykonin. Unë jam i shpëtuar! Unë jam tani tërësisht i sigurt rreth asaj se ku do të shkoj pasi të vdes. E di që do të shkoj në qiell, jo sepse jam i mirë, por për shkak të hirit të Perëndisë, e cila u mundësua përmes Jezus Krishtit. Besimi im në Jezusin ka ndryshuar perspektivën time rreth jetës. Tani unë përpiqem të kënaq Perëndinë në të gjitha gjërat, jo sepse jam i detyruar, por sepse dua. Perëndia ka ndryshuar zemrën time. Unë nuk kam frikë më ndaj asnjë gjëje apo ndaj askujt. Natyrisht, jam i vetëdijshëm rreth fuqisë së djallit dhe demonëve dhe kundërshtimit nga njerëzit, por jam absolutisht i sigurt që Zoti Jezus është më i fuqishëm pafundësisht. Ai e ka dëshmuar veten e tij ndaj meje shumë herë personalisht shumë herë. Ai është në kontroll dhe kujdeset për mua, familjen time dhe çdo aspekt të jetës sime.
  4. KUNDЁRSHTIMI
    Menjëherë pasi besova mesazhin e Perëndisë, e tëra dukej aq e qartë dhe logjike sa nuk i prisja sprovat e mëdha dhe problemet që më prisnin për shkak të besimit tim sapo të gjetur. Por së shpejti mësova realitetin rreth asaj që Jezusi u tha njerëzve të Nazaretit (vendit në të cilin ai u rrit si fëmijë): “Asnjë profet nuk përçmohet, veçse në vendlindjen e vet dhe në shtëpinë e vet.” (Mateu 13:57). Jo vetëm që babai im, xhaxhai, vëllezërit dhe miqtë e mi bënë më të mirën për të ndriçuar vdekjen e Jezusit në kryq për mëkatet tona, por ata gjithashtu më sulmuan në shumë mënyra, përfundimisht më përjashtuan nga familja, duke më nxjerrë jashtë shtëpisë. Ishte vështirë me dhimbje të refuzohesha në këtë mënyrë nga familja ime. Nuk ishte kjo ajo që doja. Ata janë ata që më nxorën jashtë, thjesht për shkak të besimit tim në Krishtin. Kur njerëzit flasin rreth islamit si një religjion i së vërtetës, paqes dhe dashurisë, unë e pyes veten si mund të mendohet një gjë e tillë nëse ky religjion nuk mundet madje as të tolerojë ata që sinqerisht besojnë në atë për të cilin të gjithë profetët shkruan?
    Me anë të hirit të Zotit tim, unë i kam tejkaluar të gjitha armiqësitë rreth së cilës Jezusi na kishte paralajmëruar. Ai tha, “Dhe të gjithë do t’ju urrejnë për shkak të emrit tim. ... Në botë do të keni mundime, por merrni zemër, unë e munda botën.” (Lluka 21:17; Gjoni 16:33). Në të gjitha këto rrethana, Perëndia është kujdesur për mua dhe më ka familjarizuar me shumë mësime të rëndësishme që kanë qenë pjesë e domosdoshme e rritjes sime shpirtërore. Tashmë kam qenë duke ecur me Perëndinë për 17 vite. Çfarë privilegji! Gjithashtu, Perëndia ka qenë me mirësinë e tij duke më përdorur siç dëshiron ai në shërbim të tij dhe vetëm për lavdinë e tij.
  5. SHЁRBЁTOR I KRISHTIT
    Ishte në vitin 1991, që Perëndia për herë të parë më thirri t’i shërbeja atij në disa mënyra të reja, specifike. “Në qoftë se largon paudhësinë nga çadrat e tua dhe u hedh arin në pluhur dhe arin e Ofirit ndër gurët e përroit, atëherë i Plotfuqishmi do të jetë ari yt, thesari yt prej argjendi. Sepse atëherë do të gjesh kënaqësinë tënde tek i Plotfuqishmi dhe do të ngresh fytyrën në drejtim të Perëndisë. Do t`i lutesh dhe ai do të të plotësojë dëshirën dhe ti do të realizosh kushtet që ke lidhur. Do të vendosësh një gjë dhe ajo do të dalë mbarë, dhe mbi udhën tënde do të shkëlqejë drita. (Jobi 22:24-28). Unë e pranova thirrjen e tij dhe me anë të hirit të tij fillova të marrë pjesë në projekte të ndryshme: përkthimin e literaturës ungjillore në gjuhët lokale; prodhimin dhe transmetimin e radio programeve dhe përfshirjen me misione të veçanta me cak ndaj grupeve të mëdha të njerëzve.
    Kohët e fundit, Zoti ka zgjeruar drejtimin dhe vizionin tim. Gruaja ime dhe unë jemi të bindur që Zoti na ka bërë thirrje për të realizuar një shërbesë udhëtimi në pjesë të ndryshme të vendim tim. Fryma e Perëndisë na drejton vazhdimisht në këtë mënyrë. Vizioni ynë është të ndjekim shembullin e Zotit tonë Jezus Krisht i cili “shkonte nëpër qytet dhe nëpër fshatra, duke predikuar lajmin e mirë të mbretërisë së Perëndisë.” (Lluka 8:1).

 


Kapitulli 9 - E gjeta Perëndinë…