Kapitulli shtatëmbëdhjetë

Kurani

 

Parathënie dhe krahasim me Biblën

Fjala Kuran nënkupton “recitim”. Ёshtë një fjalë e përdorur në kisha për leximin e Biblës në kohën e Muhamedit. Ato janë vargjet që Muhamedi i recitonte ndërkohë që manifestonte sjellje të ngjashme me konvulsione (kriza). Ndjekësit e tij i shkruan ato vargje në çfarëdo materiali që gjendej në duart e tyre.

Sikundër qe përshkruar më parë në këtë libër, respekti për Kuranin u rritë shpejt pas largimit të Muhamedit në Medinë. Ndjekësit e tij besuan që Muhamedi po ndërtonte në besueshmërinë e Biblës. Ata e konsideronin atë si profet biblik të barabartë me Abrahamin. Moisiun dhe Davidin. Ata e besonin përmbajtjen e Kurani të ishte shumë i lartë në ligjet e tij dhe aq i bukur në poezi duke i tejkaluar shumë poetë në mesin e idhujtarëve.

Me dekada pas vdekjes së Muhamedit, shumë prej tyre që pohuan t’i kenë mësuar përmendësh këto vargje po vdisnin për islamin. Duke menduar që vargjet mund të humbeshin, një komitet (këshill) u mblodh dhe përmblodhën Kuranin e parë ndonëse u ngrit një problem pasi Kurani ishte kopjuar dhe shpërndarë. Një pasardhës i Muhamedit, kalifi Uthman, zbuloi që kopjet e Kuranit nuk pajtoheshin. Fakti që ato ishin të ndryshme përbënte një skandal. Uthmani i kërkoi komitetit të përbërë nga disa udhëheqës të formojnë një kopje të standardizuar. Uthmani pastaj u përpoq të gjitha kopjet tjera të Kuranit të digjen.

Përmbledhja e gjashtëdhjetë e gjashtë vargjeve në këtë kapitull zbulon disa gjëra. Këto vargje, të recituara nga Muhamedi, sollën pohime fisnike rreth Kuranit. Kurani kishte për qëllim të pajtohej me Biblën, e cila ishte përfunduar me shekuj para Kuranit dhe i urdhëronte myslimanët të besonin njëjtë në Kuran dhe Bibël. Pohohet të jetë në gjuhën e përsosur arabe, një kopje e një pllake të përjetshme në qiell, pa të barabartë në stilin letrar dhe pa gabime. Kurani pohon të zbuloj detaje të fshehta për të mahnitur njerëzimin. Për shembull, Kurani bëri të ditur që nëntëmbëdhjetë engjëj mbrojnë ferrin (74:26_31). Ky lajm ishte pritur t’i mahniste të krishterët për të besuar në Kuran.

Arsyet përse bashkëkohësit e Muhamedit nuk besuan në Kuran mund të gjendet në vetë tekstin e Kuranit. Për shembull, kur “zbulesa” të caktuara qenë ndryshuar, shkaktuan dyshime lidhur me burimin e përsosur hyjnor të vargjeve. Drejtimi i lutjes qe ndryshuar nga Jerusalemi në Mekë me sqarimin e dhënë që Allahu ka lejuar këtë korrigjim të zë vend në Kuran si test për të parë se kush do të vazhdojë të besojë në “zbulesën hyjnore” që duhej të ndryshohej. Shembull tjetër do të ishin vargjet që Muhamedi i recitonte të cilat lejonin nderimin e vajzave të Allahut. Këto vargje qenë fshirë dhe zëvendësuar me vargje të tjera me sqarimin që ato ishin vargje satanike që Muhamedi i pranoi dhe më vonë iu desh t’i anulonte. Si moment strategjik në kohë, këto “vargje satanike’ qetësuan adhuruesit e idhujve.

Kurani zbulon arsye të tjera të caktuara pse njerëzit e kohës së Muhamedit mohuan Kuranin. Disa e mohua islamin për shkak të mënyrës si Muhamedi i recitonte vargjet. Dukej përafërsisht si konvulsionet (krizat) e një të demonizuari apo të një sëmundje mendore. Të tjerët, që e dinin Biblën, kuptuar që Muhamedi recitonte fabulat arabe, hebraike dhe krishtere sikur të ishin ngjarje të vërteta biblike. Këta njerëz mohuan Kuranin për shkak të përmbajtjes së saj.

Kurani thotë...

Vargjet satanike Muhamedi kishte thënë për disa vargje që ishin pjesë e Kuranit të kenë ardhur nga Satani, por kjo nuk është e pazakontë sepse çdo profet dhe apostull para tij kishte pasur të njëjtin problem. Vargjet satanike qenë larguar. Qëllimi i vargjeve satanike është t’i testoj jobesimtarët dhe t’i ndaj ata në sekte që do të jetë shenjë se Kurani është i vërtetë për ata që besojnë (22:52,53). Vargjet satanike qenë shlyer dhe zëvendësuar me vargje më të mira apo të njëjta (2:106).

Besueshmëria në pyetje Kur një vargjet, që më parë ka qenë pjesë e Kuranit, është zëvendësuar me një tjetër, jo-myslimanët vendosën që ai është trillues që pohonte të ishte profet (16:101).

Ndryshimet shkaktojnë dyshime Të marrët dyshojnë pse udhëzimet e mëparshme të Muhamedit qenë ndryshuar me të reja (në lidhje me drejtimin që duhen kthyer gjatë faljes, drejt Jerusalemit apo Mekës). Përgjigja për këta “dyshues të marrë” është që zbulesa e parë është dhënë si pjesë e një testi të rëndë. Ky ndryshim (në Kuran) ishte bërë për të parë cilët ndjekës do të ngeleshin myslimanë dhe cilët do të ishin si rezultat i kësaj defekt. Ishte një sprovë e madhe ndaj së cilës myslimanët e vërtetë i qëndruan (2:142,143).

Vargjet e mbajtura mend dhe të harruara Vargjet të cilat Muhamedi i shpallte duheshin përsëritur nga myslimanët në mënyrë që ata nuk do të harronin asnjë nga to përveç atyre që Allahu donte të harroheshin (87:6,7).

Pllakat qiellore Kurani është shkruar në një pllakë tëhuajtur (me sa duket në një pllakë guri në qiell ) (85:21,22).

Shpjegim i detajuar Kurani është vërtetues i Biblës dhe i jep të gjitha detajet që ndodhën në histori (apo sqarimin e të gjitha gjërave ) (12:111).

I mësuar Jobesimtarët akuzonin një person të caktuar që i ndihmonte Muhamedit për të hartuar Kuranin (16:103).

I xhindosur Jo-myslimanët shikonin tek Muhamedi me sytë e tyre dhe thonin, “Pa dyshim, ai është i xhindosur” (68:51 25:8).

Profet i rremë Jo-myslimanët thoshin që Muhamedi i trilloi vargjet vetë me ndihmën e të tjerëve (46:8, 52:33, 25:4).

I çmendur Jo-myslimanët thoshin që Muhamedi ishte i çmendur (68:2). Idhujtarët thanë meqë Muhamedi nuk bëri ndonjë mrekulli ata nuk do t’i linin zotat e tyre për shkak të fjalëve të Muhamedit. Ata vendosën që zotat e tyre e kishin mallkuar Muhamedin me çmenduri (11:53-54).

Përrallat Jo-myslimanët kundërshtonin përmbajtjen e Muhamedit sepse njihnin në të përrallat e vjetra që paraqiteshin në Kuran si ngjarje. Dikush, që kaloi një kohë të mirë me Muhamedin i ndihmoi atij t’i mësonte këto përralla (16:24, 25:5, 68:15, 83:13).

Nëntëmbëdhjetë engjëj Nëntëmbëdhjetë engjëj ruajnë ferrin! Kjo është një zbulesë aq befasuese sa ata që besojnë në Bibël mund të besojnë tani në Kuran po ashtu dhe myslimanët mund të fuqizohen në besimin e tyre. Në të njëjtën kohë, numërimi i engjëjve do të ishte përqeshëse për jobesimtarët. Është menduar të duket e çuditshme për jobesimtarët sepse Allahu e lë të humbur atë që do dhe e udhëzon atë që do (74:26-31).

Idhujtarët e sfiduar Idhujtarët thonë që Kurani është trilluar. Ata sfidohen të shkruajnë një kapitull si kjo me ndihmën e zotave tëtyre (10:38).

Shumë poetë në ditët e Muhamedit Poetët vërehen duke ecur pa ndonjë qëllim në çdo luginë. Ata mbledhin ndjekës që besojnë në gabime. Poetët mësojnë gjëra që nuk i praktikojnë (26:224-226).

I pandryshuar Askush nuk mund t’i ndryshojë fjalët e Allahut (18:27).

Vërtetues i Biblës Kurani, i shkruar në arabisht, pajtohet dhe e vërteton librin e Moisiut që ishte shpallur si udhëzim dhe bekim për gjithë njerëzit (46:12). Tregimet në Kuran nuk janë histori të trilluara por e provojnë dhe vërtetojnë Biblën (12:111). Kurani është nga Allahu dhe kjo është pse e shpjegon plotësisht Biblën që erdhi para saj (10:37). “Po, (fjala vjen), nëse je në dyshim për këtë që të zbritëm ty (për ngjarjet e pejgamberëve), atëherë pyeti ata që lexojnë librin para teje.” (10:94). Nuk ka asgjë të re në Kuran që nuk është shpallur më herët tek apostujt e mëparshëm (41:43).

Kurani në qiell Kurani është dhënë në arabisht në mënyrë që kuptohet lehtë dhe që në librin amzë është prezenca e Allahut, gëzon famë të lartë dhe plot urtësi (43:4).

Asnjëherë i mbaruar Shkrimi i fjalëve të Allahut nuk ka mundur të mbarohet asnjëherë edhe në qoftë se të gjitha pemët në tokë të ishin stilolapsa dhe deti të ishte ngjyrë me shtatë dete të tjera për ta rimbushur atë (31:27).

Xhinët të mbajtura larg Xhinët mbahen larg nga të dëgjuarit dhe leximi i Kuranit. Është e pamundur për ta t’a dëgjojnë atë (26:212).

Xhinët e konvertuar Disa xhinë fluturuan në qiell dhe përgjuan leximin e Kuranit që ndodhte atje. Ata panë kometat dhe shigjetat e zjarrta të hedhura ndaj tyre për t’i mbajtur larg nga dëgjimi që zinte pjesë në qiell. Ata e dëgjuan mesazhin që Allahu është një dhe se nuk ka grua apo fëmijë dhe e besuan mesazhin. Ata u bënë myslimanë. Si rrjedhojë, disa xhinë janë besimtarë në Islam. Të tjerët janë lëndë djegëse për ferr (72:1-15).

Vrima e gjilpërës Ata që e mohojnë Kuranin nuk do të futen në portat e parajsës siç mund të kalojë një deve në vrimën e gjilpërës (7:40).

Pa gabime Kurani është Shkrimi më i mirë pa gabime (39:23). Është shkruar në arabishten e pastër pa ndonjë gabim (39:28). Nuk ka në të asnjë mospërputhje (kontradiktë) (4:82).

Besimi në Bibël dhe Kuran Besimtarët e vërtetë janë ata që besojnë në Kuran dhe Bibël (2:4).


Faqja paraprake                                       Indexi                                      Faqja tjeter