Kapitulli shtatë

Krijimi dhe shkenca

Parathënie dhe krahasim me Biblën

Shumica e myslimanëve pohojnë që pikëpamjet e Kuranit mbi krijimin dhe shkencën pajtohen me shkencën moderne. Ata ndjehen fuqishëm rreth kësaj sepse besojnë që Kurani duhet të jetë i përsosur në çdo mënyrë apo në të kundërtën nuk është zbulesë hyjnore. Vlefshmëria e këtij pohimi duhet të vihet në pyetje. Një hetim i tillë fillon logjikisht me tregimin islamik të krijimit.

A ekziston ngjarja e krijimit në Kuran? Nuk ka ndonjë pasazh të plotë që e mbulon temën në fjalë siç është në fillim të Biblës. Vargjet kuranore mbi krijimin janë të shpërndarë anembanë tekstit kuranor. Në këtë kapitull, njëqind e dyzet e nëntë vargje janë përmbledhur, rregulluar dhe parafrazuar për të siguruar një drejtues të shpejtë ndaj asaj që Islami mëson rreth origjinës së universit dhe njerëzimit.

Ka ngjashmëri në mes të ngjarjeve biblike dhe islamike. Për shembull, bashkë Bibla dhe Kurani përshkruajnë diellin duke u ngritur dhe perënduar. Kjo është një mënyrë tipike për të përshkruar mbarimin e një ditë qoftë edhe në kohët moderne, sidoqoftë Kurani shkon përtej asaj që Bibla mëson mbi lëvizjet e diellit dhe hënës. Për shembull, pohon që një njeri i fuqishëm e kishte parë diellin duke zbritur në një pellg balte (lym të zi) në perëndimin e largët. Krahas kësaj Kurani shpjegon që dielli dhe hëna sillen rreth tokës dhe nuk lejohen të prekin njëra tjetrën.

Ka po ashtu dallime në mes të Biblës dhe Kuranit. Një shembull ka të bëjë me malet. Bibla përshkruan se si toka ishte mbuluar me ujë deri sa toka doli mbi detin, por Kurani deklaron që toka ishte rrafshuar (shtruar) dhe pastaj malet ishin vënë nga lartë. Malet janë vendosur në tokë për ruajtur tokën nga rrëshqitja anash.

Vargu i parë i Biblës përshkruan si dielli dhe hëna, së bashku me qiellin dhe tokën qenë krijuar, megjithatë, Bibla e bën të qartë se dielli dhe hëna nuk ishin bërë për të funksionuar nëpër periudha të caktuara deri në “ditën e katërt”. Të krishterët që besojnë tek krijimi pohojnë që kjo ka mundur të jetë për shkak të një reje të dendur që kishte mbuluar tokën. Kurani thekson që dielli dhe hëna qenë krijuar pas tokës. Kurani vazhdon të zbuloj që ato ishin të varura në kupën qiellore.

Kurani shton informata të cilat nuk gjenden në Bibël. Për shembull, Bibla nuk flet asgjë rreth qëllimit të “qitjes së yjeve”, ndërkohë që Kurani shpjegon se ka predha të zjarrta që ndjekin xhinët për të mos dëgjuar atë që ndodh mbi kupën e qiellit ku është Allahu në fronin e tij. (Kurani mëson që “xhinët” janë qenie shpirtërore, ndoshta më së miri krahasohen me demonët, ndonëse jo të gjithë prej tyre janë të ligë. Ata mendohet të kenë vullnetin e lirë dhe disa prej tyre janë bërë myslimanë.)

Kozmologjia e Kuranit duket në përputhje me diturinë e arabëve të kohës së Muhamedit. Me siguri nuk duket të jetë në përputhje me shkencën moderne. Lexuesit jo-mysliman duhet të vlerësojnë vështirësinë që fundamentalistët myslimanë përjetojnë ndërsa përpiqen t’i harmonizojnë vargjet pasuese me faktet që janë të njohura lidhur me universin.

Kurani thotë

Gjashtë ditë Krijimi është përfunduar për gjashtë ditë (10:3).

Renditja Për katër ditë u krijua toka. Pastaj vëmendja është kthyer nga qielli, që ishte ende tym. Brenda dy dite shtatë qiej janë krijuar me qiellin e poshtëm të zbukuruar me drita (41:10-12). Çdo gjë në tokë është krijuar para se Allahu të kthehet nga qielli që krijoi shtatë nivele të qiejve (2:29, 41:10-12).

Toka e rrafshët Toka u shtrua apo u shoshua gjatë procesit të krijimit (88:20, 15:19, 79:30). Allahu nuk do të lejoj që njerëzimi të lëshohet (shafitet) poshtë (67:16). Si toka ashtu edhe qiejt do të rrëzoheshin sikur të mos ishte fuqia mbajtëse e Allahut. Po të rrëzoheshin ato, askush s’do të mund t’i mbante (35:41, 16:45).

Vendosja e maleve Malet janë vendosur nga lartë në tokë si pesha të mëdha të palëvizshme apo kunja në mënyrë që ta mbajnë tokën e rrafshët nga të lëvizurit (15:19, 21:31, 31:10, 88:19, 16:15, 79:32, 78:7).

Njeriu Njeriu ishte krijuar për të qenë në vështirësi (90:4). Në fillim njeriu u krijuar nga dheu. Ai pastaj shumohet pasi thelbi i dheut bëhet farë e gjallë dhe vendoset në mitër. Fara transformohet në copë të gjakut. Copa e gjakut bëhet një masë e vogël, e cila transformohet në eshtra. Eshtrat pastaj mbulohen nga mishi. Ky është procesi zhvillues i mahnitshëm nga e cila gjenerohet dhe rigjenerohet jeta (23:12-14). Çdo njeri e ka zanafillën nga një farë e sekretuar e cila bëhet copë e gjakut e pastaj u jepen pjesët nga gjinia mashkullore apo femërore (76:37-39).

Gratë Një palë për njeriun ishte krijuar në mënyrë që ai të gjejë ngushëllim tek ajo ndërsa pushon me të dhe prodhon pasardhës (7:189). Meshkujt janë krijuar më superior ndaj grave, që do të thotë ata e shprehin autoritetin ndaj femrave dhe nëse ato rebelohen duhet t’i rrahin ato. Për këtë arsye gratë varen nga burrat për shkak të përkrahjes së tyre (4:34).

Qielli është një kupë Qielli ishte ende mjegullinë pas mbarimit të tokës me qeniet e gjalla dhe kodrat (41:10-11, 2:29). Qielli është ndërtuar si një kupë (kulm) mbi tokën (2:22, 21:32). Ishte ngritur lartë si një tendë (79:28). Vazhdon të jetë i mrekullueshëm duke mos pasur shtylla të dukshme apo ndonjë zbrazëti (31:10, 50:6). Është ndërtuar, zbukuruar dhe ornamente të ndritshme dhe nuk ka ndonjë zbrazëti apo defekt (50:6). Vazhdon të mbetet kërcenim sepse copa të qiellit mund të rrëzohen mbi ndonjë person si një formë dënimi (34:9).

Yjet janë llamba Mbi tokë janë ndërtuar shtatë nivele të qiejve të cilat në mënyrë të mrekullueshme mbahen nga të rrëzuarit. Qielli më i poshtëm është zbukuruar me llamba ndriçuese (41:12, 67:5).

Shenja zodiaku Qielli është dekoruar me shenja zodiaku për t’u bërë i bukur (15:16, 25:61).

Yjet që ndjekin xhinët Yjet që qesin shkëndija janë bërë me një qëllim të veçantë. Ato janë llamba që hidhen si predha të zjarrta tek xhinët të cilët përpiqen të fluturojnë në drejtim të qiellit për të përgjuar rreth aktiviteteve të qiellit (37:6-10, 15:17-18, 67:5, 26:210-212).

Satani Para krijimit të njeriut, Satani ishte krijuar nga një zjarr pa tym. Ai u dënua për shkak të refuzimit të urdhërimit t’i përkulet Adamit, njeriu i cili ishte gdhendur dhe krijuar nga balta. Kur ai u dëbua dhe ra në tokë, Satani u betua për t’i mashtruar njerëzit. Adami dhe Eva ishin viktimat e tij të para. Ai ishte një nga xhinët (15:28-39, 7:11-23, 18:50).

Frymërat e këqija Xhinët ishin bërë nga zjarri që nuk ka tym (55:15).

Dielli dhe hëna sillen rreth tokës Pasi shtatë qiejt ishin krijuar mbi tokën, dielli ishte vënë në shërbim (13:2-3, 78:12-13). Dielli është një llambë ndriçuese (25:61, 78:13). Dielli noton në galaktikën e saj dhe vjen tek vendi i pushimit (36:40, 18:86). Dielli nuk është i lejuar të takohet me hënën dhe as hëna nuk lejohet të tejkaloj diellin ndërsa vrapojnë nëpër orbitat e tyre (36:37-40, 21:32-33). Allahu betohet me diellin për dritën e tij dhe për hënën se si shkon pas tij (91:1-2).

Adami dhe Eva Adami dhe Eva janë krijuar në kopshtin e parajsës në qiell. Të gjithë engjëjt përveç Satanit u janë bindur Allahut duke u përkulur para Adamit. Satani është degraduar përjetë për shkak të kësaj mosbindjeje. Si rezultat, Satani, e tundoi Adamin dhe Evën për të ngrënë nga pema që Allahu iu kishte ndaluar madje edhe t’u afroheshin. Për shkak të kësaj, Allahu e nxori Adamin dhe Evën jashtë nga kopshti i parajsës dhe i vendosi ata në tokë (7:11-25).

Supermeni Një njeri i fuqishëm ishte krijuar me forcë për të bërë çdo gjë. Emri i tij ishte Dhulkarnejn. Në mes gjërash tjera, ai udhëtoi aq larg në perëndim sa madje vuri re diellin duke perënduar mbi një burim me lym të zi. Atij iu ishte dhënë autoriteti për të sunduar dhe për të qenë i ashpër me popullin që e gjeti aty. Ai udhëtoi në anën tjetër në lindje sa vuri re një popull që ishte afër lindjes së diellit. Ata ishin lënë pa ndonjë mbulojë kundër rrezeve djegëse të diellit. Ai e la atë popull vetëm. Një akt tjetër heroik ishte për të ndërtuar një pendë të madhe nga tulla hekuri duke i shkrirë pastaj me bakër të shkrirë. Kjo plotësisht e mbushi hapësirën në mes dy kodrave dhe ishte aq e madhe sa popujt Jexhuxh dhe Mexhuxh (Gog dhe Magog) (Rusi) nuk ishin në gjendje ta kapërcenin dhe as ta shponin për t’i shqetësuar fqinjët. Penda e madhe do të ekzistojë deri në Ditën e Gjykimit (18:83-100).

Fara Më tregoni farën që e derdhni. A e keni krijuar ju apo ne jemi Krijuesit (56:58-59)? Mashkulli dhe femra janë krijuar në barkë kur hidhet një pikë e farës (53:45-46).

Shpendët Shpendët janë shenja për të inkurajuar besimin sepse nuk ka ndonjë arsye natyrore përse ato qëndrojnë në mes tokës dhe qiellit. Është vetëm me anë të fuqisë së mrekullueshme të Allahut (16:79).

Hijet Allahu i zgjat dhe shkurton hijet. Ai ka mundur t’i ketë bërë ato të palëvizshme. Dielli i udhëzon ato (25:45).

Froni Pasi qiejt ishin mbaruar, Allahu, i cili i ndërtoi ato, shkoi për t’u ulur në fronin e tij në qiell. Allahu vazhdon t’i mbaj qiejt dhe tokën që të mos zhduken (10:3, 13:2, 20:5, 25:59, 35:41, 57:4). Ata që e mbajnë fronin e Allahut dhe e rrethojnë atë luten vazhdimisht që myslimanët që e meritojnë të jenë të falur (40:7-9).


Faqja paraprake                                       Indexi                                      Faqja tjeter