A ekzistojnë paralajmërime të Muhamedit në Dhiatën e Vjetër?

 

Shtesë MS 43725, f.260; Gjoni xxi. 1-25 c. 1978, Bordi i Bibliotekës Britanike; BL/B/MS/X43


Al A'raf 7:157
"Që pranojnë të dërguarin (Muhammedin), Pejgamberin arab, (që nuk shkruan as nuk lexon), të cilin e gjejnë të cilësuar (të përshkruar me virtytet e tij), te ata në Tevrat dhe në Inxhil..."

Al Saff 61:6
"...Isai, biri i Merjemes tha: “O beni israilë, unë jam i dërguar i All-llahut te ju, jam vërtetues i Tevratit që ishte para meje dhe jam përgëzues për një të dërguar që do të vijë pas meje, emri i të cilit është Ahmed..."

 

Përkthimi kuranor marrë nga Sherif Ahmeti


 A ka paralajmërime të Muhamedit në Dhiatën e Vjetër?
 Myslimanët e gjejnë Muhamedin në Dhiatën e Vjetër
 Emra që drejtojnë tek Muhamedi
 Kantiku i Kantikëve 5:16
 Problemi me këtë përdorim
 Përfundimi


 A ka paralajmërime të Muhamedit në Dhiatën e Vjetër?

A e gjejmë Muhamedin në Dhiatën e Vjetër? Sipas Sures 7 dhe 61, për Muhamedin paralajmërohet në Dhiatën e Vjetër (Tevrati). Tashmë prej një kohe të gjatë, myslimanët janë përpjekur dëshpërimisht të gjejnë këto paralajmërime për profetin e tyre në ato shkrime të cilat paraprinë Kuranin (Tevrati, Zeburi dhe Ingjilli), por pa dobi. Është ironike që myslimanët imponohen nga vetë shkrimi i tyre për të vendosur besueshmërinë e profetit të tyre në Dhiatën e Vjetër.

Si myslimanët edhe të krishterët bien dakord që ardhja e Krishtit u paralajmërua shpesh në Dhiatën e Vjetër. Kështu, nëse Perëndia do të kishte dashur të dërgonte një profet më të madh se Ai, ne në mënyrë të natyrshme do të kishim gjetur atje paralajmërime që lidhen me të po ashtu. Asnjë prej tyre nuk gjendet. Kështu që, pa një paralajmërim, i vetmi kriter i autoritetit të Muhamedit qëndron plotësisht në Kuran. Për arsye të dukshme ky lloj argumentimi qarkor nuk gjen mbështetje.


 Myslimanët e gjejnë Muhamedin në Dhiatën e Vjetër.

Për shkak të situatës në të cilën ndodhen myslimanët, ata kanë dalë me një seri pasazhesh nga Dhiata e Vjetër për të cilat besojnë se të çojnë tek Muhamedi. Përveç pasazhit tek Ligji i Përtërirë 18 (i trajtuar veçmas në një studim tjetër), të gjitha këto pasazhe, të cilat supozohet se i referohen një dërguesi, ndahen në katër kategori kryesore:

  1. Ky person është dikush i cili ka përdorur shpatën (Psalmi 45:2-5; 149; Isaia 63). Megjithatë, kur lexojmë më tej, konteksti i këtyre pasazheve nxjerr në pah se përdoruesi i shpatës nuk është veçse Perëndia, por Krijuesi, Zoti i Izraelit dhe Zoti i ushtrive. Të paktë janë ata myslimanë që duan t’i barazojnë këto tituj me Muhamedin.
  2. Ky person është dikush, stili i jetës së të cilit përafrohet me atë të kohës së Muhamedit (p.sh. nget një deve, jeton në shkretëtirë) (Isaia 21:7 dhe 53). Por përsëri konteksti i referohet një të dërguari nga Babilonia dhe një shërbëtori që u shtyp, u gozhdua dhe mori plagë për të tjerët, një analogji e largët me jetën e Muhamedit.
  3. Ky person është dikush, vendndodhja gjeografike e të cilit përkon me atë të Muhamedit (Ligji i Përtërirë 33:2; Isaia 63; Habakuku 3:3). Por Mali Peran që ata shpallin se është në Mekë është në të vërtetë në Gadishullin Sinai. Ndërkohë që Bozrah nuk është Basrah por Al-Busairah i ditëve të sotme, i ndodhur në Edom, në jug të Detit të Vdekur. 
  4. Tek Habakuku 3:3 ne lexojmë : "Zoti vjen nga Teman_i. " Myslimanët mbajnë qëndrimin sipas të cilit Temani i referohet Islamit. Për të qenë konsistent ata duhet të pranojnë edhe profecitë e tjera që lidhen me Temanin. Tek Jeremia 49:7 Perëndia pyet nëse ka urtësi në Teman. Vargu 20 thotë se njerëzit e Teman_it do të jenë të tmerruar me fatin e tyre. Ezekieli 25:13 premton se Perëndia se t’i shpërdorojë njerëzit e Teman_it dhe Perëndia do të dërgoj zjarr dhe do t’i konsumojë ata (Amosi 1:12) dhe nuk do të ketë të mbijetuar (Obadia 8-10) . Kjo do të nënkuptonte shkatërrimin e Islamit! Në realitet, kur i referohemi të vërtetave biblike, gjejmë se Temani nuk është Islami por një qytet afër Jerikos në teritorin e Edomit. Ky person është dikush emri i të cilit ka të njëjtën rrënjë me atë të Muhamedit (Zanafilla 49:8-10=Juda; Këngët e Solomonit 5:16=Ahmad; Hagai 2:7=Hemdah). Kategoria e fundit ka nevojë për diskutime të mëtejshme sepse aderon për prova më të vërteta dhe vendimtare për një parashikim krahasuar me të tjerat.


 Emra që të çojnë tek Muhamedi

Myslimanët besojnë se të tre prej këtyre pasazheve përdorin emra të cilat mund të përkthehen si “lavdërim” (Juda, Ahmad dhe Hemdah) dhe janë nga ana kuptimore të ngjashme me “Muhamed”, që do të thotë “ i lavdëruari”. Por megjithatë në Arabisht Hamada ("të lavdërosh") është rrënja e shumë fjalëve dhe nuk gjendet zëvendësimi i myslimanëve ndërmjet "Muhamed" dhe "Hamada".

Le të marrim si shembull suren e parë të Kuranit. Në ajetin e dytë (varg) ne gjejmë: "Lavdëruar (al-hamadi) qoftë Allahu". A guxojmë ta ndryshojmë këtë me Muhamedin? Sigurisht që jo! Kjo është përdhosje. Tek Hagai 2:7 myslimanët besojnë se Hemdah ("dëshira e kombeve") vjen nga e rrënjë fjale sikurse "Muhamed". Por ata sigurisht nuk e ngrenë zërin për këtë fjalë kur ajo përdoret përsëri tek Danieli 11:37 për t’ju referuar një personi "të dëshiruar nga gratë" i cili është një perëndi i rremë i paganëve.


 Kantiku i Kantikëve 5:16

Ndoshta shembulli më i mirë për të ilustruar vështirësinë në këmbimin e një fjale me një tjetër gjendet tek Kantiku i Kantikëve kapitulli 5, vargu 16. Në këtë pasazh myslimanët shpallin se fjala Hebraike makmad ("vetë ëmbëlsia") mund të përkthehet "lavdërim" ose "Ahmad". Në vijim është teksti i pasazhit sikurse është përkthyer në Bibël (NIV):

Kantiku i Kantikëve 5:16: " Goja e tij është vetë ëmbëlsia; po, ai është tërheqës në çdo pikëpamje. Ky është i dashuri im, ky është miku im, o bija të Jerusalemit."

Kantiku i Kantikëve është një histori poetike dashurie midis të dashurës dhe të dashurit të saj. Është një pjesë e cila eksploron bukurinë e një marrëdhënieje martesore midis një mbreti dhe bashkëshortes së tij.

Myslimanët besojnë se pjesa e varur ndajfoljore "vetë ëmbëlsia" mund të ndryshohet në formën e emrit të përveçëm "Muhamed". Ata citojnë se teksti duhet lexuar si më poshtë i përkthyer në anglisht:

"Goja e tij është vetë ëmbëlsia; Ai është Muhamedi. Ky është i dashuri im, ky është miku im, o bija të Jerusalemit."

Ky interpretim, megjithatë, mbart një sërë pyetjesh të vështira në lidhje me kontekstin e të gjithë librit.

  1. Kush janë bijat e Jerusalemit? A i erdhi rrotull Muhamedi ndonjërës prej shumë grave të tij në Jerusalem?
  2. Nëse ky është Muhamedi, për cilën prej grave të tij po flet? A u martua ndonjëherë Muhamedi me një grua me ngjyrë nga Libani? 
  3. A u shpall ndonjëherë Muhamedi mbret?

Atëherë, çfarë na tregon kjo profeci? Fjalët e theksuara më lart janë interpretimet në anglisht të fjalës hebraike, mahmad. Konkordanca sipas Strong e përkufizon mahmad si: dëshirë, diçka e dëshirueshme, diçka e këndshme.

Atëherë a mundet mahmad të personifikojë Muhamedin? Njerëzit e mençur lejojnë që kur për një varg jemi në dyshim justifikohet shpjegimi i një pasazhi të Biblës me një tjetër. Fjala mahmad shfaqet edhe dymbëdhjetë here të tjera në Dhiatën e Vjetër. Meqenëse myslimanët janë kaq të dhënë për të gjetur emrin arabik të Muhamedit në fjalën hebraike mahmad është e rëndësishme që ata të qëndrojnë konsistent. Kështu ne kemi printuar tre nga dymbëdhjetë vargjet profetike më poshtë dhe jua lemë juve të vendosni nëse ato përputhen.

(Shënim: ne kemi qenë konsistent duke e përkthyer tashmë këtë në formën e “emrit të përveçëm” që myslimanët deklarojnë se është.)

  1. 1 Mbretërve 20:6
    "Por nesër, në këtë orë, do të dërgoj te ti shërbëtorët e mi, të cilët do të bastisin shtëpinë tënde dhe shtëpinë e shërbëtorëve të tu; ata do të marrin të gjitha Muhamed gjërat që janë me të shtrenjta për ty".
  2. Vajtimet 1:11
    "Tërë populli i tij psherëtin duke kërkuar bukë; japin gjërat e tyre më të çmuara Muhamed për ushqim me qëllim që të rifitojnë jetën. "Shiko, o Zot, dhe këqyr sa jam bërë i neveritshëm!".
  3. Ezekieli 24:21
    "I thuaj shtëpisë së Izraelit: Kështu thotë Zoti, Zoti: Ja, unë do të përdhos shenjtëroren time, krenarinë e forcës suaj, Muhamedin e syve tuaj, kënaqësinë e shpirtit tuaj; dhe bijtë tuaj dhe bijat tuaja që keni lënë do të rrëzohen nga shpata".

Në qoftë se ky gjymtim i Shkrimit ju duket qesharak, duhet të jetë kështu ndërsa tregon cilësinë e teorisë që fshihet mbrapa një ideje të tillë. Por mos u bazoni vetëm në fjalën tonë për këtë. Shihni edhe nëntë referencat e tjera që përdorin fjalën mahmad dhe shihni vetë nëse Muhamedi gjen vend aty. Ato janë: 2 Kronikave 36:19, Isaia 64:11, Vajtimet 1:10, Vajtimet 2:4, Ezekieli 24:16, Ezekieli 24:25, Osea 9:6, Osea 9:16 dhe Joeli 3:5.

Kur merret përfundimi i saj logjik është një përqeshje e gramatikës hebraike. Pse një pjesë e varur ndajfoljore e fjalisë duhet përkthyer si emër i përveçëm? Mahmad ka vetë formën e saj emërore, ‘Kemdan’ (ose Hemdan, djali më i madh i Dishon_it të Anah_ut, Hori_t) . Nëse mahmad do të shkruhej si një emër i përveçëm autori do të kishte shkruar Kemdan.


 Problemi me këtë përdorim

Ky pohim është i ngjashëm me çështjen e paraklete (ngushëlluesi) në librin e Gjonit për të cilën myslimanët debatojnë se është profecia e Muhamedit. Por, kjo profeci tek Gjoni 14 dhe 16 i referohet Frymës së Perëndisë. Na duket e pazakontë që myslimanët në një tekst e bazojnë pohimin e tyre tek kuptimi i fjalës duke sakrifikuar shqiptimin e saj (paracletos kundrejt periclytos) dhe me një tekst tjetër e bazojnë pohimin e tyre në shqiptimin e një fjale të vetme duke sakrifikuar kuptimin e saj (dëshirë kundrejt lavdërim)!

Nëse këto teknika të hermeneutikës janë të justifikueshme, atëherë a nuk do të ishte e rrugës t’i gjenim një zëvendësim fjalës paracletos një profet i emëruar "Peri Klinton," emri i të cilit në të vërtetë do të thotë "i dëshiruari?" Absurde? Po! Kjo është çështja. Duke përdorur këtë teknikë dikush mund të sajojë një profeci pothuajse për çdo profet që dikush dëshiron të imagjinojë.

Anasjelltas, një hinduist mund të pohojë se në suren 30:1, fjala al-rum (për Romakët),e cila mund shkruhet Ram, duhet domosdoshmërish t’i referohet hyjnisë hinduiste Rama.

Një ironi e mëtejshme në të gjithë këtë përdorim është se Muhamed nuk është madje as emri i tij fillestar. Sipas traditës myslimane, Muhamedi në rininë e tij quhej Amin, një emër i zakonshëm arab që do të thoshte “besnik ose i besueshëm”. Amin ishte emri që i ishte dhënë, gjinia mashkullore nga e njëjta rrënjë e fjalës nga rridhte emri i së ëmës “Amina”.


 Përfundimi

Ne e kuptojmë dëshirën e myslimanëve për të gjetur çdo profeci e cila mund t’i japë besueshmëri Muhamedit, sepse pa të, Muhamedi nuk ka evidenca të jashtme për të provuar profetërinë e tij. Kjo atëherë le të drejtën për të besuar të më shumë se një miliard myslimanëve të varur tek një dëshmi e vetme e një njeriu të zakonshëm. Megjithatë, ne kërkojmë qe myslimanët të mos e shtrembërojnë ose sulmojnë Shkrimin për të marrë atë që duan. Ne vazhdimisht habitemi që myslimanët duan të jenë dhe kritikë dhe administrues të Shkrimit të Shenjtë të krishterëve dhe hebrenjve. Do të ishte mirë të ishim të një mendjeje.

Nëse myslimanët me vendosmëri besojnë se Shkrimet nuk janë të papërshtatshme atëherë duhet të sillen sipas këtij qëndrimi dhe të qëndrojnë larg nga marrja dhe zgjedhja e asaj çfarë atyre u pëlqen nga ajo që ata e mendojnë si një libër të pashpresë dhe të papërshtatshëm. Ne nuk do i qortojmë ata që me trimëri bëhen aleatë me armiq të tjerë të Biblës.

Por është hipokrizi të përdorësh të dhëna nga një libër të cilin ata e shpallin të vrazhdë dhe inferior për të mbështetur një argument të palogjikshëm.

Nëse ju u besoni Shkrimeve dhe dëshironi të gjeni profeci, atëherë ju lutem ejani, lexojini ato të gjitha dhe mësoni. Përulni veten tuaj me të vërtetë, siç bëjnë besimtarët e vërtetë ndaj mësimeve autoritare dhe TЁ PLOTA të shkrimit, sikurse ato janë ruajtur me kujdes dhe zell përgjatë epokave.


Kjo pamlfletë është përmbledhur nga një grup jo-denominacional i të krishterëve ungjillorë që merren me dialogun myslimano-krishter.


Përktheu: Luka

Artikulli në gjuhën angleze: Are there predictions of Muhammad in the Old Testament?

Përgjigje Islamit faqja kryesore