Apostazia dhe liria

Roland Clarke

Shumë shpejt pasi karikaturat lidhur me Muhamedin u paraqitën si kryetituj në fillim të vitit 2006, një debat tjetër tërhoqi vëmendjen e botës. Në Afganistan, Abdul Rrahman-i qe akuzuar me ‘shkelje shtetërore’ të apostazisë për shkak të konvertimit në krishterim. Polemika që rrethonte gjykimin dukej sikurse po nxiste një kryengritje të përhapur për të mbytur Rrahmanin.

Një raportues i Associated Press-it, me 23 Mars 2006, intervistoi katër klerikë eminent në Kabul. Secili prej këtyre udhëheqësve besonte që Rrahmani duhej të ekzekutohej. Abdul Raulf-i, anëtar i Këshillit të Ulemave të Afganistanit, ishte cituar duke thënë, “Qeveria është duke bërë lojë. Njerëzit nuk mund të mashtrohen... Prijani kokën atij... Ne do t’i thërrasim njerëzit ta shqyejnë në copa që të mos i ngelet gjë.”

Raporti vazhdon më tej, “Raulfi tha e vetmja mënyrë që Rrahmani të mbijetojë do të ishte të dilte në mërgim. Por S.M. Nasri, kleriku më i lartë në xhaminë Huseina ... tha Rrahmani nuk duhej lejuar braktisë vendin. “Nëse ai lejohet të jetojë në perëndim, atëherë të tjerët do të pohojnë të jenë të krishterë, pra edhe ata munden pastaj,” tha ai. “Ne duhet të japim një shembull ... Ai duhet varur.”

Një udhëheqës tjetër mysliman, Ahmed Sheh Ahmed-Zei, tha për Asia Times Online, “Pavarësisht prej vendimit të gjyqit [nëse do të varet apo jo], ekziston një pajtim unanim nga të gjithë dijetarët religjioz nga veriu deri në jug, nga lindja deri në perëndim të Afganistanit, që Abdul Rrahmani duhet ekzekutuar.”

Presidenti Karsai gjeti vetën brenda një presioni ndërkombëtar për të kursyer Rrahmanin nga ajo që dukej një dënim i paevitueshëm me vdekje. Sidoqoftë, gjyqtarët dhe klerikët e kundërshtuan fuqishëm këtë ‘ndërhyrje’. Pak perëndimorë e kuptojnë këtë zemërim sepse nuk arrijnë të kuptojnë që, “Ekzekutimi për apostazi është pranuar në shoqërinë myslimane që nga koha e Profetit Muhamed, dhe nuk ka një dallim në mes të shkollave të jurisprudencës islamike, qoftë ato Hanifi, Maliki, Shaafi, Hanbili apo Xhafri (Shiite).” (siç raportohet nga Sajed Selim Shahzad me 25 mars, 2006 në Asia Times .)

Në mënyrë të mëshirshme, akuzat ndaj Rrahmanit u shembën (meqë ra fjala, emri i tij nënkupton ‘mëshirë’). Presidenti Hamid Karzai ishte përfundimisht në mundësi për të negociuar një kompromis. Gjykata supreme më në fund anuloi gjyqin, duke thënë që nuk kishte prova të mjaftueshme për të dëshmuar Rrahmanin mentalisht i shëndoshë t’i qëndrojë gjyqit. Kjo taktikë fytyrë-shpëtuese evitoi presionin nga grupet e të drejtave njerëzore por nuk e zgjodhën në të vërtetë problemin.

Rrënja e problemit është që kushtetuta e Afganistanit është e bazuar në ligjin e Sheriatit që thekson se apostazia duhet dënuar me vdekje. Nëse kjo nuk adresohet, pyetja do të ngrihet herët apo vonë, “Çfarë duhet të jetë fati i një afgani ‘normal’ (mentalisht të shëndoshë) që e braktisë Islamin dhe zgjedh të ndjek Jezus Krishtin?” Ashtu siç qëndron ligji sot, çdo mysliman që konverton në religjion tjetër do të akuzohet legalisht si një renegat (femohues apo qafir – shënim i përkthyesit) dhe do të dënohej me vdekje. Nëse kjo do të ndodhte një tjetër gjyq duhej mbajtur, duke zbuluar një shembull tjetër të turpshëm të dhunimit të të drejtave njerëzore nga udhëheqësit myslimanë.

Dikush mund të mendojë përse dijetarët e moderuar myslimanë nuk morën iniciativë ta parandalonin këtë gjë. A nuk mund ta riinterpretojnë ligjin e Sheriatit për ta bërë kompatibil me kartën e OKB-së dhe me Deklaratën Universale të të Drejtave Njerëzore? Disa janë optimist rreth paraqitjes së këtyre ndryshime por sa reale do të ishte?

A ekziston ndonjë shpresë që të gjithë kombet myslimane do të ndërpresin dënimin ndaj femohuesve? (shembull dënimit me vdekje).

Cili është mendimi i gjyqtarëve myslimanë të moderuar në Afganistan si përgjigje ndaj kësaj pyetjeje? Abdul Raulf, kleriku i përmendur më sipër konsiderohet si i moderuar. Vendimi i tij ishte që Rrahmani duhej varur. Nëse dyshoni që Raulfi është i moderuar, kini parasysh që ai ishte futur në burg nga talibanët për kundërshtimin ndaj tyre!

Udhëheqësit myslimanë në SHBA që pohojnë të jenë të moderuar kanë deklaruar që “konvertimi i njeriut është çështje personale dhe jo subjekt i ndërhyrjes së shtetit.” ( siç citohet nga CAIR). S’ka rëndësi sa fisnike kjo mund të duket, nuk është e mjaftueshme të citohet kjo shoqëri e myslimanëve nga Amerika Veriore. Një deklaratë e shkurtër si kjo nuk ka ndikim në juristët afganez që kanë grada eminente në ligjin islamik dhe janë vendosmërisht të rrethuar me pozicione të fuqishme.

Një shembull tjetër i efektit restriktiv të ligjit islamik u bë i dukshëm në gjyqin që u mbajt në fillim të vitit 2008 kur “një gjyqtarë egjiptian vuri rregull që një mysliman që konverton në krishterim nuk mundet legalisht të ndryshojë statusin religjioz, ndonëse mund të besojë atë që do në zemrën e tij” raportohet nga Ethan Cole në Christianpost.

Cole vazhdoi sqarimin që gjashtë muaj më parë, “Muhamed Hagazi paraqiti një rast historik për të kërkuar njohje zyrtare të konvertimit të tij nga islami në krishterim. Për shkak të persekutimit, konvertuesit në krishterim zakonisht i fshehin besimet e tyre religjioze dhe vetëm e praktikojnë besimin e tyre fshehurazi.

Mirëpo Hegazi ishte konvertuesi i parë që paditi Egjiptin për refuzimin e aplikimit të tij për të ndryshuar zyrtarisht religjionin e tij në kartat e tij identifikuese. Ai sqaroi po ashtu që gruaja e tij, e cila është po ashtu konvertuese myslimane në krishterim, po priste fëmijë dhe donte që vajza e saj të rritej në një ambient të hapur krishterë.

Cole sqaroi dhe “Hegazi dhe gruaja e tij, Zejnebja, janë fshehur që nga paraqitja e kërkesës për shkak të kërcënimeve të shumta vdekjeje që kishin pranuar, përfshirë edhe atë nga babai i Hegazit nëse ai nuk do të kthehej në Islam.”

Nëse kjo është liria që një person mund të shpresojë ta fitojë në një vend me kahje perëndimore si Egjipti, atëherë Perëndia na ndihmoftë! Është e rëndësishme të përmendet që Egjipti ka një popullatë të madhe arabe dhe krahasuar me vendet tjera arabe, ka bërë një përshtatje të konsiderueshme ndaj pritjeve perëndimore. Një shembull i kësaj është ratifikimi i marrëveshjeve të të drejtave njerëzore ndërkombëtare të Egjiptit që u ofron të drejtën individëve të adaptojnë religjionin e zgjedhjes së tyre. Marrë parasysh situatën në Afganistan dhe Egjipt, ka pak arsye për të shpresuar që vendet me qeverisje islamike të ofrojnë lirinë e vërtetë të ndërgjegjes.

Ligji për apostazi ka pak gjasë për t’u ndryshuar. Në fakt, kërcënimi me dënim vdekjeje ka qenë duke u varur për një kohë të gjatë mbi kokat e konvertuesve nga islami në krishterim. Për shembull, rreth 80 vjet më parë, Samuel Zwemer, komentoi në kohën e tij duke thënë, “Sot në lexojmë rreth mandateve të ndryshme, lirisë dhe barazisë së premtuar ndaj minoritarëve nën sundimin islamik; dhe gazetat theksojnë që një periudhë e re ka arritur në Lindjen e Afërme. Zhvillimi ekonomik, rizgjimi intelektual, reformat, kushtetutat, parlamentet dhe premtimet.: [Zwemeri, pastaj pyet], “A qëndron e varur edhe më tej shpata e Demokleut mbi kokën e konvertuesve të rinj nga islami në krishterim?” ... “Sërish dhe sërish presioni evropian, i ndihmuar nga disa orientalistë të edukuar, arriti të sigurojë barazi para ligjit për të gjitha religjionet dhe racat në Lindjen e Afërme. Mirëpo sa herë që bëheshin përpjekjet dëshmoheshin të dështuara, çdo dështim i ri më i kobshëm se i fundit. Arsyeja qëndron sepse ndërgjegja dhe besimi i myslimanëve më të sinqertë dhe të drejtë është i lidhur me Kuranin dhe traditën.” (fq.7, The Law of Apostasy in Islam, nga Samuel Zwemer, shkronjat e theksuara në bold të autorit) Që nga koha kur Zwemeri e shkroi këtë artikull ka pasur mundësi të shumta për myslimanët e moderuar të prezantojnë një çështje të fortë për lirinë e ndërgjegjës ndaj konsensusit që ekzistonte për një kohë të gjatë të lidhjes së juristëve myslimanë me traditën.

Më herët pyeta, “Çfarë do të ndodhte nëse një afgan ‘normal’ mysliman do të konvertonte në krishterim?” Kjo nuk është vetëm një pyetje hipotetike. Burimet mirë të pozicionuara në raportin e shtetit të Afganistanit që “deri në 10,000 afganezë janë konvertuar fshehurazi në krishterim në vitet e fundit.” (nga The Telegraph siç citohet në Religiouswatch). Një shtetas afgan që kishte konvertuar në krishterim 20 vjet më parë, ishte intervistuar nga Telegraph. Ai pranoi që ai dhe konvertuesit tjerë kërcënohen por shtoi, “ne nuk trazohemi nga njerëzit e zakonshëm, por grupet ekstremiste religjioze përpiqen të na vrasin apo kidnapojnë.”

A nënkupton kjo që kërcënimi i persekutimit është një problem i vogël? Jo aspak, veçanërisht kur konsideroni çfarë ka ndodhur që nga koha kur gjykimi i Rrahmanit kishte filluar. Raportet tregojnë për konvertuesit afgan që përjetojnë më tepër kërcënime përfshirë dy konvertues që madje u burgosën. (burimi). Ky problem mbizotëron edhe në madje shumë vende të tjera myslimane ku apostazia etiketohet si krim dhe “të paktën tetë nga këto vende dënohet me vdekje, qoftë me nëpërmjet ndonjë ligji eksplicit anti-apostazisë apo ndonjë shkelje në kuptim më të gjerë të blasfemisë.” (burimi) Ndërkohë që debatin vdekja-për-apostazi po vazhdonte në Afganistan, parlamenti algjerian kaloi një ligj që kishte për qëllim të “ndalonte aktivitetet religjioze dhe kampanjat sekrete religjioze” (burimi) Këto janë fjalët e një zyrtari të ministrit algjerian për çështje religjioze. Ky ligj i ri dëshmon një trend të qartë drejt adaptimit të politikave radikale islamike. Ky zhvillim, së bashku me ngritjen e islamit radikal në Palestinë dhe Iran, nuk jep shenjë të mirë për të drejtat njerëzore në botën islamike. Paul Marshall, i cili ka shkruar studimin më të fundit përfundimtarë rreth persekutimit mbarëbotërorë, vlerëson që rreth 160,000 të krishterë martirizohen çdo vit (‘Their Blood Cries Out’ – Gjaku i tyre thërret). Në shumë vende autorët e krimit janë myslimanë.

Njëri mund të habitet nëse këta martirë qenë të dënuar me vdekje nga gjyqtarët. Zakonisht jo. Daveed Garstenstein-Ross nxjerr në pah, “Kërcënimi më i madh ndaj femohuesve në botën myslimane buron jo nga shteti, por, nga individë të thjeshtë që e marrin dënimin në duart e tyre. Në Bangladesh, për shembull, një ungjilltar vendas i lindur myslimanë por që u kthye në të krishterë qe therur në vdekje në pranverën e vitit 2003 derisa kthehej në shtëpi nga versioni i filmit të ungjillit të Lukës. Një renegat tjetër nga Bangladeshi tregoi për U.S. Newswire, ‘Nëse një konverton në krishterim, ai nuk mund të jetojë më në shtetin e tij. Nuk është e sigurtë. Fundamentalizmi është duke u rritur më tepër e më tepër.’”(burimi) Baza juridike për këtë është “teksti i rëndësishëm legal Hidaja nga Al-Marginiani (viti 1197), ‘nëse dikush e vret një femohues.... Asgjë [p.sh asnjë dënim] ... vrasësi nuk duhet pësuar’.” (burimi)

Abdul Rrahmani ishte kursyer nga ekzekutimi nga gjyqi por nëse do të qëndronte në Afganistan, drejtësia në rrugë me siguri do ta kishte vrarë atë. Fakti është se shumica e qytetarëve në vendet myslimane nuk janë të lirë të braktisin religjioni e tyre apo të adhurojnë Perëndinë sipas ndërgjegjes së tyre. Ish-myslimanët shpesh largohen në perëndim për të gjetur lirinë. Në të vërtetë, shumë myslimanë emigrojnë në perëndim, të tërhequr nga prosperiteti i një lirie më të madhe. Por sa është i lirë perëndimi?

Në kohën kur po jua shkruaj këtë, një ngjarje tjetër e persekutimit por shpërthen në rrjedhën e medieve jo-religjioze. Mirëpo, këtë herë po ndodh në një vend perëndimor, që me sa duket mbështesin lirinë e ndërgjegjes. Sabatina James është një austriake me origjinë pakistaneze e cila konvertoi në krishterim. Ajo “është në qendër të stuhisë në mes të islamit dhe ligjeve ndërkombëtare të të drejtave njerëzore. Pasi konvertoi nga islami disa vite më parë, James duhej të ikte nga i ati që donte ta vriste për apostazi – dhe nga autoritetet austriake që në vend se ta mbronin atë, sugjeruan që ajo ta zgjidhte konfliktin duke u kthyer në Islam.”

Kjo ngjarje e publikuar në 9 Dhjetor 208 nga Radio Europa e lirë nënvizon faktin që shumë ish-myslimanë janë duke ballafaquar kërcënime të njëjta të braktisjes nga autoritetet ‘perëndimore’ drejt kërcënimeve të dënimeve si një femohues. Çfarë e bën këtë tragjedi edhe më befasuese është fakti që këto ngjarje në këto vende të ashtuquajtura vende perëndimore të cilët historikisht mbronin të drejtat njerëzore dhe lirinë e ndërgjegjes!

Liria dhe perëndimi?

Vendet perëndimore krenohen për mbështetjen ndaj të drejtave themelore njerëzore dhe lirisë së shtypit, lirisë së adhurimit, etj. Por liria e vërtetë përfshin më tepër se të posedimuarit e privilegjit për të zgjedhur. Shumë të krishterë pranojnë që liria e ruajtur në kushteton e vendeve perëndimore është njollosur nga epshi dhe lakmia. Ne mund të citojmë shumë shembuj të shkatërrimit moral në perëndim, përfshirë sensualitetien e shfrenuar, pornografinë, abortin, nivelin e lartë të divorcit dhe dashurinë ndaj parasë. Bibla qartazi paralajmëron ndaj abuzimeve të tilla ndaj lirisë. “Sepse ju… u thirrët në liri; por mos e përdorni këtë liri si një rast për mishin, por, me dashuri t`i shërbeni njëri-tjetrit…. Ndërsa ai që do të shikojë me vëmendje ligjin e përsosur, i cili është ligji i lirisë, dhe ngulmon në të, duke mos qenë një dëgjues harraq, por një bërës i veprës, ai do të jetë i lumtur në veprimtarinë e vet.” (Galatasve 5:13; Jakobi 1:25)

Liria dhe lindja?

Dijetarët nga lindja kanë evokuar herë pas herë rreth lirisë së ndërgjegjes duke e cituar Kuranin, “Në fe nuk ka dhunë” (Surja 2:256). Fatkeqësisht shumica dominonte e ekspertëve legal në islam e kanë kufizuar kuptimin e kësaj deklarate, duke e bërë të pa aplikueshme ndaj myslimanëve që e braktisin Islamin.

Më poshtë haset një deklaratë mirë e njohur rreth lirisë që buron nga Lindja e Afërt. Jezusi Mesia tha, “e vërteta do t’ju bëjë të lirë”. Thënien e plotë, nga Gjoni 8:31-59, mund ta lexojmë:

Atëherë Jezusi u tha Judenjve që besuan në të: ``Nëse do të qëndroni në fjalën time, jeni me të vërtetë dishepujt e mi; do ta njihni të vërtetën dhe e vërteta do t`ju bëjë të lirë``.

Ata iu përgjigjën: ``Ne jemi pasardhës të Abrahamit dhe s`kemi qenë kurrë sk-llevër të askujt; si mund të thuash ti: "Do të bëheni të lirë"?``.

Jezusi u përgjigj atyre: Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Kush bën mëkatin është skllav i mëkatit. Por skllavi nuk rri përgjithmonë në shtëpi; ndërsa biri rri përgjithmonë. Pra, nëse Biri do t`ju bëjë të lirë, do të jeni me të vërtetë të lirë``. ``Unë e di se jeni pasardhësit e Abrahamit, por ju kërkoni të më vrisni, sepse fjala ime nuk gjen vend në ju. Unë flas për ç`kam parë tek Ati im, dhe ju bëni gjërat që keni parë tek ati juaj``.

Ata, duke u përgjigjur, i thanë: ``Ati ynë është Abrahami``.

Jezusi u tha atyre: ``Po të ishit bij të Abrahamit, do të bënit veprat e Abrahamit; por ju tani kërkoni të më vrisni mua, që ju kam folur të vërtetën që kam dëgjuar nga Perëndia; Abrahami këtë nuk e bëri. Ju bëni veprat e atit tuaj``.

Prandaj ata i thanë: ``Ne nuk lindëm nga kurvërimi; ne kemi një Atë të vetëm: Perëndinë``.

Atëherë Jezusi u tha atyre: ``Po të ishte Perëndia Ati juaj, ju do të më donit, sepse kam dalë dhe kam ardhur nga Perëndia; nuk kam ardhur, pra, nga vetja ime, por ai më ka dërguar. Përse nuk e kuptoni thënien time? Sepse nuk mund të dëgjoni fjalën time. Ju jeni nga djalli, që është ati juaj, dhe doni të bëni dëshirat e atit tuaj; ai ishte vrasës që nga fillimi dhe nuk qëndroi në të vërtetën, sepse në të nuk ka të vërtetë. Kur thotë të rrema, flet nga vetvetja, sepse është gënjeshtar dhe ati i rrenës. Kurse mua, duke qenë se ju them të vërtetën, nuk më besoni. Cili nga ju më bind për mëkat? Nëse flas të vërtetën, përse nuk më besoni? Kush është prej Perëndisë, i dëgjon fjalët e Perëndisë; prandaj ju nuk dëgjoni, se nuk jeni prej Perëndisë``.

Atëherë Judenjtë iu përgjigjën dhe i thanë: ``A nuk themi me të drejtë se ti je Samaritan dhe se ke një demon?``.

Jezusi u përgjigj: ``Unë s`kam një demon, por nderoj Atin tim; ju përkundrazi më çnderoni. Tani unë nuk kërkoj lavdinë time, ka kush e kërkon dhe gjykon. Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them se ai që zbaton fjalën time, nuk do ta shohë kurrë vdekjen, përjetë``.

Një lexues mysliman mund ta gjejë të vështirë të mendojë rreth hebrenjve duke folur për Perëndinë si “Atin” e tyre (apo Jezusin për këtë çështje). Por pushoni dhe mendoni për një minutë. Ndonëse Perëndia përshkruhet si ‘Atë’, Satani përshkruhet po ashtu si ‘atë’. Vini re si Jezusi i akuzoi hebrenjtë vrasës si të qenit të njëjtë me ‘atin’ e tyre, Djallin. Kjo është veçanërisht interesante kur konsiderojmë që Kurani e përshkruan Satanin që përdorë të njëjtën metaforë, “Iblisi nuk respektoi urdhrin e Zotit të vet”. Vallë, a në vend Timin do ta merrni për mik atë dhe pasardhësit e tij?” (Surja 18:50). Titulli ‘Atë’ në lidhje me Allahun është rreptësisht e ndaluar në Suren 5:18. Një diskutim më i gjërë mund të gjendet këtu. Duke e pasur këtë në mendje, le të vazhdojmë të lexojmë shkëmbimin e nxehtë në mes të Jezusit dhe hebrenjve. Armiqësia dhe paragjykimi i hebrenjve del në pah sërish ndërsa e akuzojnë të jetë i poseduar nga demonët.

Pra Judenjtë i thanë: ``Tani njohim se ti ke një demon. Abrahami dhe profetët kanë vdekur, kurse ti thua: "Kur njëri zbaton fjalën time, nuk do ta shijojë kurrë vdekjen, përjetë". Ti qenke më i madh se ati ynë Abraham, i cili ka vdekur? Edhe profetët kanë vdekur; kush pretendon se je?``.

Jezusi u përgjigj: ``Në qoftë se unë e përlëvdoj veten, lavdia ime s`është asgjë. Éshtë Ati im ai që më përlëvdon, për të cilin ju thoni se është Perëndia juaj. Por ju ende s`e keni njohur, kurse unë e njoh dhe, po të thoja se nuk e njoh, do të isha një gënjeshtar si ju; por unë e njoh dhe e zbatoj fjalën e tij. Abrahami, ati juaj, ngazëllohej në shpresën që të shihte ditën time; e pa dhe u gëzua``.

Judenjtë, pra, i thanë: ``Ti ende nuk je pesëdhjetë vjeç dhe e paske parë Abrahamin?``.

Jezusi u tha atyre: ``Në të vërtetë, në të vërtetë unë po ju them: para se të kishte lindur Abrahami, unë jam``. Atëherë ata morën gurë, që t`i hidhnin kundër tij; por Jezusi u fsheh dhe doli nga tempulli, duke kaluar midis tyre; dhe kështu u largua.

Nëse ndalemi të reflektojmë mbi këtë ngjarje, jam mëse i sigurt që do të pajtohemi se hebrenjtë nuk janë të vetmët që e kanë veshtirë për t’i kuptuar fjalët e Krishtit, “Kur njëri zbaton fjalën time, nuk do ta shijojë kurrë vdekjen, përjetë”. Kjo thënie e pakuptueshme mund të ngre kureshtjen tuaj por disa lexues zemërohen, sikurse edhe udhëheqësit jude. Nëse ke prirje për të reaguar në këtë mënyrë unë lutem që do ta kërkosh me përulësi Perëndinë të të ndihmoj t’i kuptosh fjalët e mistershme të Jezusit që ‘nuk do të vdisni përjetë’. Dashtë Perëndia, ju do të befasoheni po ashtu me kënaqësi për të zbuluar kuptimin e fjalëve të Jezusit, “Nëse Biri ju bën të lirë, atëherë në të vërtetë do të jeni të lirë” .

Kur Jezusi fliste për lirinë ai me qëllim e krahasonte në kontrast me të qenit skllevër ndaj mëkatit. Alternativa e dukshme e ferrit është qielli – ku fëmijët e Perëndisë përjetojnë lirinë në kuptimin më të plotë. Liria e vërtetë nënkupton të jesh i lirë nga të gjitha kufizimet e jetës tokësore. Siç është shkruar, “krijesa kërkon të çlirohet nga skllavëria e prishjes për të hyrë në lirinë e lavdisë së bijve të Perëndisë.” (Romakëve 8:21) “Ja tabernakulli i Perëndisë me njerëzit! Dhe ai do të banojë me ta; edhe ata do të jenë populli i tij ... Perëndia do të thajë çdo lot nga sytë e tyre; dhe vdekja nuk do të jetë më; as brengë, as klithma, as mundim, sepse gjërat e mëparshme shkuan``. (Romakëve 21:3,4).

Çështje për të reflektuar

  1. Reflektoni në fjalët e Jezusit, “Nëse do të qëndroni në fjalën time, jeni me të vërtetë dishepujt e mi; do ta njihni të vërtetën dhe e vërteta do t`ju bëjë të lirë .” Këto fjalët e fundit nga vargu janë bërë të famshme por pak njerëz kuptojnë se në mënyrë që të përjetohet liria ne duhet bindur ndaj Krishtit. Ju inkurajoj të merrni një Bibël dhe të filloni të lexoni rreth jetës dhe mësimeve të Jezus Krishtit.
  2. A ndjeheni të shtypur apo nën skllavëri? A besoni që Mesia mund të ju bëj të lirë? Ju ftojmë të na shkruani dhe të na tregoni çfarë ju ngarkon që të lutemi për ju.
  3. Jezusi nënkuptonte që judenjtë nuk ishin me të vërtetë të lirë – ndonëse ata mendonin që ishin të lirë. Ata mohonin që ishin skllevër ndaj kujtdo, duke pohuar që ishin “pasardhës të Abrahamit”. Ata e pyetën Jezusin, “Çfarë do të thuash me këtë, ‘Ju do të jini të lirë?” Mendoni për këtë dhe pyesni vetën tuaj, “A jam në të vërtetë i lirë?” “A më kontrollojnë mendimet dhe dëshirat mëkatare?”
  4. Çfarë mendonte Jezusi kur tha “para se të ishte Abrahami, UNЁ JAM!” Mbase do të donit të studioni këtë thënie të mistershme. Nëse është kështu, ju sugjeroj që të ekzaminoni sërish sprovën e Abrahamit kur Perëndia i kërkoi të sakrifikonte birin e tij.
  5. Jezusi tha, “Unë i kam çelësat e vdekjes dhe të Hadesit.” (Zbulesa 1:18) Kjo thënie intriguese siguron një të dhënë për të kuptuar pohimin e Krishtit – për të qenë në gjendje t’i lirojë njerëzit nga vdekja. Mund ta studioni këtë gjëegjëzë rreth pavdekshmërisë këtu.

Dy artikuj të tjerë që janë me rëndësi rreth kësaj teme të të drejtave njerëzore dhe apostazisë mund të gjenden (në anglisht):

Academic Lies About Apostasy, nga Robert Spencer, 6 Prill, 2006
Apostasy: What is the Real Issue? nga Wildcat

Nëse mund të jem ndonjë ndihmesë për ju, ju lutem më kontaktoni.


Përktheu: Luka
Artikulli në gjuhën angleze: Apostasy and Freedom
Artikuj nga Roland Clarke
Përgjigje Islamit faqja kryesor