Dallimi i vërtetë në mes besimit islamik dhe atij të krishterë

Nga  Dallas M. Roark, Dr.Sci.

Tepër shumë nga ajo që kam lexuar nga myslimanët ka për qëllim të shkatërroj kredibilitetin e besimit të krishterë. Ka shumë shkrime poashtu nga të krishterët që kanë për qëllim të hedhin poshtë pohimet myslimane.

Por për momentin le të mos shkojmë tek asnjëri opsion. Le të ndalemi tek çështja e vërtetë se çka do të ndodhë me ty dhe mua në momentin që vdesim.

Kam dëgjuar nga shumë myslimanë gjatë përshkrimit të aktiviteteve të tyre që shkojnë në xhami të premteve, luten 5 herë në ditë, mbajnë Ramazanin, ndjekin mësimet e Muhamedit sipas Kuranit dhe Hadithit. … Ti bën vepra të mira me qëllim të afrimit me Allahun dhe shpreson për më të mirën. Pyetja, “a do të shkosh në parajsë?” përgjigjet “nëse Allahu do”, por askush nuk e di… “Inshallah” Perëndia do të vendosë – nëse do të jetë ferri apo parajsa.

Fjala “ferr” paraqitet shmë herë në Kuran. Një fjalë tjetër e frikshme që përdor Kurani për të përshkruar ferrin është “zjarri”. Jobesimtarët do të mbulohen me zjarr fundi i të cilit nuk ekziston…. Nëse Allahu do, besimtarët do të mund të silleshin te kopshtet e kënaqësisë ku rrjedhin burimet nëntokësore por askush nuk e di çfarë do të vendos Allahu përfundimisht të bëj me ta.

Shpesh myslimanët dekurajohen nga të bërit pyetje rreth ideve në Kuran që i shqetësojnë ata. Askush nuk duhet t’i shtroj pyetje Allahut! Në Islam Allahu vështrohet si Perëndi i largët në distancë, një qenie për t’iu frikësuar, i cili është çdo herë i gatshëm t’i dënoj mëkatarët.

A e di ku do të shkosh? Nuk ekziston ndonjë siguri e ofruar në ndonjë mënyrë lidhur me atë se ku do të përfundosh. I kam dëgjuar myslimanët të thonë që bëjnë vepra të mira, përpiqen të jetojnë jetën duke e kënaqur Allahun, por Allahu nuk ofron paqe, nuk ofron siguri që ata do t’i shpëtojnë ferrit. Veprat e tyre të mira kurrë nuk do të mjaftojnë. Nëse je grua do të jesh edhe më e pashpresë.

Më lejoni të ndajë me ju ngjarjen e madhe të Biblës. Fillon me ngjarjen e krijimit të botës nga Perëndia dhe burrit dhe gruas së parë. Ky është një veprim dashurie. Bota që Perëndia krijoi për ne është bota që siguron çdo gjë që është e nevojshme për jetën. 

Fatkeqësisht, mëkati i njeriut e ka armiqësuar atë me Perëndinë. Si mund t’i kthehemi prapa Perëndisë?

Dhiata e Vjetër e ka parashkikuar Mesinë që do të vinte, dhe që do ta bekonte njerëzimin. Cili është ky bekim? Jezusi, Krishti! Çfarë nënkupton kjo për ne? Është e shkruar, “… Perëndia e ka pajtuar botën me veten në Krishtin, duke mos ua numëruar njerëzve fajet e tyre dhe vuri ndër ne fjalën e paqtimit. Ne, pra, bëhemi lajmëtarë për Krishtin, sikurse Perëndia të këshillonte nëpërmjet nesh; dhe ne ju këshillojmë juve për hir të Krishtit: Paqtohuni me Perëndinë!” (2 Korintasve. 5: 19-20).

Kjo nënkupton që Perëndia na do aq shumë sa e ka dërguar Birin e tij të na zbuloj si është Ai. Ai e dërgoi Birin e tij të na ofroj faljen. Ai e dërgoi Birin e tij të na premtoj jetën në prezencën e tij përjetë. E vërteta më e mrekullueshme në botë është se ndërkohë që të gjithë njerëzit kanë mëkatuar, Perëndia edhe më tej na do aq shumë dhe na ka bërë të mundur faljen dhe njohjen e tij. A je i bezditur me ndjenjën e boshllëkut, një ndjenjë e zbrazët, që Allahu është larg dhe ti nuk mund ta gjesh atë? A po përpiqesh të mbushesh me paqen dhe dashurinë e Perëndisë?

E shihni, Islami është një religjion. Religjioni nënkupton të bësh gjëra, të lutesh, t’i mbash ritualet. Sidoqoftë, besimi i krishterë nuk është religjion por një marrëdhënie e restauruar. Ti mund të kesh marrëdhnie me Jezusin menjëherë. Nuk ka pritje për të parë se çfarë do të ndodh me ty pas vdekjes. Ti mund ta marrësh premtimin e jetës së përjetshme tani dhe të dish që do të shkosh në qiell kur të vdesësh. Jezusi i tha një njeriu religjioz, Nikodemit, që duhej rilindur patjetër. Rilindja shpirtërore duhet ndodhi menjëherë. (Mos supozo se të gjithë të krishterët e kanë këtë marrëdhënie. Ka të krishterë kulturor.)

Ti mund ta kesh tani këtë marrëdhënie, këtë lindje të re që tani, duke iu lutur Jezusit të vijë në jetën tënde si Zotin dhe Shpëtimtarin tënd. Nëse je duke kërkuar paqen, faljen dhe jetën e përjetshme, ti mund t’i kesh ato duke e pranuar Jezusin si Zotin tënd tani. Përderisa e shkruaj këtë, shpresa dhe lutja ime është që do ta bësh këtë për të mirën tënde, për të ardhmen tënde. Mbaji mend fjalët e Ungjillit:

“Sepse Perëndia e deshi aq botën, sad ha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, port ë ketë jetë të përjetshme. Sepse Perëndia nuk e dërgoi Birin e ve në botë që ta dënojë botën, por që bota të shpëtohet prej tij.Ai që beson në të nuk dënohet, por ai që nuk beson tashmë është dënuar, sepse nuk ka besuar në emrin e Birit të vetëmlindur të Perëndisë." (Gjoni 3: 16)

Muhamedi tha, kjo është rruga e bindjes, ju duhet ta ndiqni. Në kontrast, Jezusi tha, “Unë jam rruga e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati përveçse nëpërmjet meje.” (Gjoni 14:6). Jezusi deklaroi, “Unë kam ardhur që të kenë jetë dhe ta kenë me bollëk.” (Gjoni 10:10).

A mendon që veprat tuaja mund të krahasohen me Perëndinë që të do aq shumë sa ka premtuar të të fali nëse vjen tek Jezusi. Cila mendon është e mençur për të zgjedhur: rruga e veprave që mbaron me dështim, apo rruga që tç çon tek jeta. Ti duhet të zgjedhësh në mes religjionit me tw cilin rast duhet ta fitosh aprovimin e Perëndisë dhe marrëdhënies me Perëndinë që falë dhe premton jetën e përjetshme në prezentën e tij.

Nëse do të doje t’i dëgjoje përvojat e myslimanëve të tjerë që kanë gjetur dashurinë, paqen, faljen dhe dhuratën e jetës së përjetshme në Jezusin, kliko këtu: Rrugëtimi mysliman per tek shpresa (dëshmi që mund t’i dëgjosh dhe shikosh). Dëshmi të mjaftueshme mund të gjenden poashtu këtu.


   Përktheu: Luka

   * Titulli original i këtij artikulli në gjuhën anglze është: "The Real Difference between Islam and Christian Faith

Artikuj të tjerë nga Dallas M. Roark (Artikujt në gjuhën Angleze)


Përgjigje Islamit Faqja kryesore