10 Tetor, 2008
Dy artikuj të rinj i janë shtuar faqes sonë sot. Autori Sam Shamon në artikullin e tij “Jezus Krishti, Biri i Perëndisë apo Perëndia Bir”, tërheq një paralele në mes të këtij krahasimi duke iu përgjigjur shumë pohimeve të myslimanëve që termi Bir i Perëndisë që i referohet Jezusit në Bibël është unik dhe paraqet një titull hyjnor e jo një titull me të cilin thirren edhe profetët apo njerëzit tjerë që ndjekin Perëndinë. Artikulli tjetër “Bibla juaj është e korruptuar” është një fletushkë që botohet me lejen e shtëpisë botuese krishtere Tenda.
15 Shtator, 2008
Këtë javë sërish është vendosur një artikull tjetër në lidhje me agjërimin nga autori Roland Clarke. Artikulli në fjalë “Agjërimi i përzemërt dhe pendimi” shtjellon arsyen kryesore të agjërimit bazuar në Shkrimet e Shenjta, që është e lidhur ngushtë me pendimin. Sipas tij sot njerëzit anembanë botës që nga lindja e deri në perëndim kanë nevojë t’i kthehen Zotit duke u penduar ndaj mëkatit. Artikulli tjetër që publikohet sot “Konceptet e gabuara të dyanshme” është në frymën e dialogut të mirëfilltë duke i sqaruar keqkuptimet kryesore qe myslimanët kanë ndaj të krishterimit sikurse edhe anasjelltas keqkuptimet e të krishterëve në lidhje me islamin.
08 Shtator, 2008
Edhe një artikull tjetër në lidhje me agjërimin është vendosur sot. Artikulli “Një krahasim: Agjërimi mysliman – agjërimi krishterë” përveç krahasimeve në relacion Islam-Krishterim paraqet po ashtu motivet kryesore të agjërimit bazuar në këto dy religjione. Në vazhdim, kategorisë Bibla i është shtuar edhe një artikull tjetër “101 profecitë e ditëve të fundit” të cilën mund ta shkarkoni edhe versionin PDF. Ky studim që është botuar për herë të parë në formë fletushke nga Shtëpia Botuese Tenda, ka për qëllim t’ia bëj të njohur audiencës njërën prej karakteristikave unike (profecitë) që i posedon Shkrimi i Shenjtë, Bibla. Gjithashtu sot i janë shtuar edhe tre kapituj të tjerë (11-13) librit “Një studim tematik i Kuranit nga një perspektivë e krishterë”.
03 Shtator, 2008
Një artikull mbi agjërimin është vendosur në ditën e sotme: “A është ky agjërimi të cilin e pëlqej?”. Artikulli ka për qëllim të bëj dallimet në mes së mënyrës së agjërimit sipas Islamit në njërën anë dhe Krishterimit në anën tjetër. Librit “Një studim tematik i Kuranit nga një perspektivë e krishterë” të vendosur më parë i janë shtuar edhe pesë kapituj të tjerë (kapitujt 6-10). Po ashtu sot është hapur edhe kategoria “Rreth nesh”.
20 Gusht, 2008
Në azhurnimin e sotëm është hapur një kategori e re “Kurani” në të cilën janë vendosur pesë kaptina të librit “Një studim tematik i Kuranit nga një perspektivë e krishterë”. Libri përmban njëzet e dy kapituj në tërësi dhe ne do përpiqemi t’i sjellim në faqen tonë sa më shpejt të mundemi. Libri në fjalë paraqet një referencë fillestare për të kuptuarit e Kuranit në aspektin tematik, një mënyrë më ndryshe seç paraqitet vetë ky libër.
29 Korrik, 2008
Dy artikuj të rinj janë vendosur në azhurnimin e sotëm. “Tahvidi – Njëshmëria e Perëdisë në tre”, artikull që sqaron keqkuptimet islamike rreth doktrinës së trinitetit. “Një krahasim i shkurtër mes Islamit dhe Krishterimit” artikull në vijim që sqaron katër pikat kryesore të dallimeve në mes këtyre religjioneve.
12 Korrik, 2008
Sot është hapur një kategori e re në faqen tonë “Bazat e krishterimit” me dy artikuj të rinj: “Çfarë të krishterët besojnë rreth Perëndisë” dhe “Skicë e besimeve themelore krishtere”. Që të dy këta artikuj paraqesin një prezantim të shkurtër të doktrinës së krishterë.
18 Qershor, 2008
"Jezusi si Biri i Perëndisë" – sqaron domethëniet e ndryshme të fjalës “bir” të përdorura në Dhiatën e Vjetër dhe të Re por edhe në Kuran poashtu dhe në këtë kontekst edhe nënkuptimin e përdorimit të termit Bir i Perëndisë për Jezusin specifikisht. Artikulli i dytë që është shtuar sot ka për bazë "Ungjillin e Barnabës", i përdorur shpesh nga myslimanët për mbrotjen e pikëpamjeve të tyre rreth Krishtit dhe Frymës së Shenjtë. Ky ungjill fals edhe pse është në kundërshti me disa pikëpamje islamike përdoret pa tolerancë nga apologjetikët islamikë për të diskredituar besimin e krishterë dhe fokusin e saj në Jezus Krishtin Zot dhe Shpëtimtarë. Po ashtu sot është hapur kategoria "Autorët" ku çdo artikull mund të gjendet edhe në bazë të emrit të autorit.
06 Qershor, 2008
Në azhurnimin e sotëm jane vendosur dy dëshmi, ngjarja e vërtetë e një personi nga Egjipti, Ibrahimit, dhe e një vajze e cila kërkonte lirinë e saj me origjinë nga Jordania, Fatimes. Dëshmi fantastike këto që përshkruajnë rrugën e një besimtari të devotshëm mysliman që gjen prehjen e vërtetë dhe çlirimin e nevojshëm në Jezus Krishtin. Po ashtu është hapur kategoria Librat në të cilën janë vendosur dy libra të rinj "Perëndia të do miku im mysliman" dhe "Mospërputhjet biblike" që mund të shkarkohen në PDF. Libri Perëndia të do miku im mysliman paraqet prezantim të qartë të doktrinës biblike dhe atributit kryesor të Perëndisë - dashurisë ndaj lexuesve myslimanë. Ndërkohë që Mospërputhjet biblike është përgjigje ndaj 101 pyetjeve apo të ashtuquajturave "mospërputhje biblike" nga autori Shabir Ali.
28 Maj, 2008
"Si e zbulon veten Perëndia?" – krahason zbulesën e Perëndisë në kuptimin islamik dhe atë të krishterë. Përderisa në Islam zbulesa nga Perëndia tek njeriu arrin vetëm nëpërmjet profetëve, nga Bibla mësojmë që Perëndia ka folur nëpërmjet krijimit, veprimeve të mahnitshme (mrekullive), profetëve dhe së fundi me anë të Jezus Krishtit, si Fjala e përsosur e Perëndisë.
21 Maj, 2008
"101 Fakte shkencore dhe Paranjohja" – fakte të mjaftueshme për të dokumentuar që Bibla përpos të qenit një libër që shpalos karakterin e Perëndisë dhe të vërtetën rreth shpëtimit, është një thesar i veçantë me identifikime të ndryshme nga çdo lëmi që përkojnë me njohurinë dhe shkencën e ditëve të sotme. Është një apologji ndaj atyre që mendojnë se Bibla është një dokument i thjeshtë historik dhe ndaj atyre që e konsiderojnë të ndryshuar dhe të pavlefshëm.
15 Maj, 2008
"Cili është religjioni i vërtetë?" – paraqet kriteret që duhet ndjekur në rrugën tonë drejt kërkimit të religjionit të vërtetë. Është një artikull që në mënyrë filozofike paraqet linjën e shkenctarit të famshëm Blaise Pascal dhe konkluzat e tij në lidhje me religjionet botërore dhe në veçanti rreth personit të Jezus Krishtit.
09 Maj, 2008
"Njeriu i përkryer" – një studim i hollësishëm i çështjes së nënshtrimit të njeriut në Bibël dhe në Kuran. Kush sipas standardeve të Perëndisë arriti t’i nënshtrohej dhe bindej Perëndisë në mënyrë të përkryer nga gjithë njerëzit deri tani? Është pikërisht Jezusi për të cilin Kurani dhe Bibla e paraqesin si person unik dhe që asnjëhere nuk i ishte rrëfyer Perëndisë për shkeljet dhe mëkatin e tij.
23 Prill, 2008
"A jeton mirësia në ju?" – një artikull që dëshmon se të gjitha orvatjet tona për të arritur te Perëndia mund të jenë të pamjaftueshme. Njohuria, religjioni, disiplina, ligji, të gjitha këto i shtojnë shumë jetës sonë, ato përpiqen të frenojnë sjelljen e keqe por ato kurrë nuk do të ngjallin të mirën në ne. Është Perëndia ai që mund të ndërhyjë në jetët tona duke e thyer ndikimin e fuqishëm të Satanit dhe është Perëndia ai që ka fuqinë për të na dhuruar jetën duke ngjallur të mirën në ne.
18 Prill, 2008
"Një jetë e ndryshuar"– dëshmi besimi nga Pakistani. Një djalë me prapavijë myslimane që ndiqte një shkollë të krishterë. Një ndjekës i zjarrtë i Muhamedit i cili sfidohet nga mësuesi i tij se një ditë Perëndia mund ta zgjidhte atë si Palin, sepse ai zakonisht përpiqej t’ua impononte besimin e tij nxënësve të tjerë. Një ditë derisa diskutonte me ta vendosi t’i sfidonte duke i djegur librat e shenjtë, ai Biblën kurse ata Kuranin, me kuptimin që ai libër që digjej nuk do ishte i vërtetë. Ajo që ndodhi më pas e ndryshoi kahen e jetës së tij dhe ai u bë predikues i ungjillit duke ndjekur pikërisht rrugën e Palit.
05 Prill, 2008
"Dallimi i vërtetë ne mes te besimit islamik dhe të krishterë" – përshkruan sigurinë e vërtetë që mund të gjendet në Jezus Krishtin për sa i përket shpëtimit të njeriut. Ai është rruga e vërteta dhe jeta dhe sipas autorit besimi në Jezus Krishtin është e vetmja mëyrë e sigurise për të kaluar jetën e përjetshme në prezencën e Perëndisë. Nuk është e mjaftueshme me anë veprash të arrijmë tek Perëndia.
29 Mars, 2008
"Dashuri e pakushtëzuar – si qenka kjo???" – artikull që sqaron dallimin themelor ne mes dashurisë së shfaqur në Bibël dhe Kuran. Përderisa Perëndia i shfaqur në Bibël dëshmon për dashurinë e tij të pakushtëzuar, në Kuran Perëndia manifeston dashuri të kushtëzuar ndaj një kategorie të caktuar njerëzish. Është një përpjekje e shkollarëve islamikë për ta paraqitur edhe Allahun sipas Kuranit me të njëjtat karakteristika të shfaqura në Bibël por e vërteta është ndryshe.
20 Mars, 2008
"Veli i grisur" – dëshmi e një gruaje të paralizuar pakistaneze me origjinë të drejtpërdrejtë nga vajza e Muhamedit Fatimja, emrin e së cilës e mbante edhe ajo, që gjen shërim në mënyrë mbinatyrore nga Jezusi. Shpresat e saj të shuara pas 19 vite kërkim shërimi tek mjekët e ndryshëm u ngjallën atëherë kur ajo kupton nga Kurani se Jezusi kishte shëruar të verbër, leprozë, të paralizuar, kishte ringjallur madje edhe të vdekur. Kureshtja që i njëjti person jetonte edhe më tej dhe nuk ishte i vdekur e shtyri që ta kërkonte në lutjet e saj për tre vjet me radhë. Dhe në momentin kur shpresa e saj edhe në Jezusin fillon e zbehet, Jezusi i shfaqet personalisht dhe e shëron. Këmbët e saj të atrofuara dhe të dobëta u forcuan dhe e ngritën në këmbë. Jeta e saj më pas merr kahje rrënjësisht tjetër duke u sprovuar nga familja e me vonë edhe nga shoqëria e gjerë për ta lënë shtetin e saj përfundimisht si rezultat i besimit të patundur në Jezus Krishtin, Shpëtimtarin dhe Shëruesin e saj.
04 Mars, 2008
“Isai, Jezusi mysliman” – një artikull hulumtues nga Dr. Mark Durie që paraqet pikëpamjen islamike për të huazuar historinë hebraike dhe judaike duke i islamizuar tërë kulturën e tyre. Islami e konsideron veten jo si një besim pasues i judaizmit dhe krishterimit por si religjion fillestar nga i cili judaizmi dhe krishterimi janë zhvilluar më pas. Profetët biblik ishin të gjithë myslimanë, emrat e tyre të gjithë ndryshohen me paraqitje islamike por shpesh pa asnje kuptim. Emri i vërtetë i Jezusit në arameisht ka qenë Yeshua që nënkupton ‘Zoti është shpëtimi’ dhe kurrë nuk ka qenë ‘Isa. Abrahami emri i të cilit do të thotë “baba i shumë kombeve” do të ishte përfaqësuar më mirë sikurse të ishte thirrur Aburahim që do të thoshte ‘baba i mëshirës’ se sa Ibrahim që nuk ka domëthenie fare. Kjo vlen dhe për shumë profetë të tjerë dhe mbretër dhe vendet ku kanë jetuar ata poashtu janë islamizuar të gjitha. Por përvetësimi i historisë judaike dhe krishtere për vetë nuk ka aspak përkrahje historike dhe kjo në fakt paraqet hiç më tepër një grabitje të historisë së tyre.
22 Shkurt, 2008
“I vetmi Perëndi i vërtetë” - artikull që zbulon Perëndinë e vërtetë biblik dha natyrën e tij trinitariane. Njëqenësia e Perëndisë ndryshon nga ajo e njerëzve. Njëqenësia e bën njeriun të kufizuar kurse Perëndia mundet në të njëjtën kohë të jetë në fronin e tij në qiell por edhe në të njëjtën kohë këtu në tokë. Çfarë kuptohet me “Atë dhe Bir”? A bazohet birëria e Krishtit në marrëdhënie fizike apo është një marrëdhënie shpirtërore? Si manifestohet Perëndia trini dhe si ndikon kjo në shpëtimin e njeriut? Pse është mishërimi i Krishtit i nevojshëm për shpengimin e njeriut? Pyetjet e tilla gjejnë të gjitha përgjigje në këtë artikull.
“Krahasimi i Biblës dhe Kuranit” – autori Samuel Green paraqet mënyrën e deritanishme të krahasimit të Biblës dhe Kuranit. Deri tani sipas tij krahasimet bëhen sipas ruajtjes së tekstit, formimit të kanunit, saktësisë shkencore, kontradiktat sikurse që krahasohen edhe mësimet rreth Jezusit, grave, luftimeve etj. Por çdo here sipas autorit krahasimi më i saktë do të ishte nëse Bibla do të krahasohej me Kuranin, Hadhithin dhe Siran sepse përderisa Bibla është themeli i krishterimit, Kurani nuk është themeli i vetëm i Islamit por Kurani është themeluar mbi Kuranin, Hadithin dhe Siran. Kurani nuk e ofron kontekstin e saj dhe kronologjinë. Njohja e kontekstit të saktë dhe kronologjisë është esenciale për të kuptuar Kuranin. Por për ta njohur këtë kontekst dhe kronologji ju duhet të kërkoni jashtë Kuranit tek traditat islamike – librat sikurse Hadithi apo Sira. Prandaj krahasimi më i ndershëm do të ishte krahasimi i Biblës me Kuranin por po ashtu edhe me traditën.
"Dashuri e mahnitshme" – përshkruan ngjarjen e një myslimani të devotshëm të lindur dhe rritur në Arabinë Saudite. Që në fëmijëri kishte mësuar përmendësh gati gjysmën e Kuranit dhe në moshën 15 vjeçare ishte i gatshëm t'i bashkohet grupit të Osama Bin Ladenit për ta luftuar Bashkimin Sovjetik në Afganistan. Megjithatë nuk shkoi atje sepse duke lexuar dhe kuptuar më shumë filloi të deshifronte më mirë gjuhën e Kuranit dhe kjo nuk i pëlqente aspak. Gjëja më imponuese me të cilin ishte rritur ai qe urrejtja për ata që nuk e adhurojnë Allahun përfshirë hebrenjtë dhe të krishterët. Megjithatë mrekullia ndodhi atëherë kur ai merr udhën e studimeve në shtetet perëndimorë dhe takohet me këta të krishterë të cilat sipas tij reflektonin vetëm dashuri dhe mirëqenie. Kureshtja për të kuptuar se çfarë i bënte këta njerëz kaq të dashur e shtyri të hulumtonte më tepër, për ta gjetur më pas të vërtetën në Jezus Krishtin që ishte burimi i kësaj dashurie të mahnitshme.

