Jezusi më do dhe më udhëzon

Shkruan: Besim Kryeziu

Unë jam Besimi. Vij nga prapavija myslimane. Familja ime ishte e gjere dhe me shumë fëmije. Me nënën, motrat dhe vëllanë kishim ndërtuar një marrëdhënie mirëbesimi dhe sinqeriteti, ndërsa me babanë ishim më të largët dhe ja kishim frikën. Mësimet për islamin i kam marrë nga hoxha i lagjes qysh si fëmijë. Falesha herë në xhami, herë në shtëpi dhe agjëroja me gëzim. Me pëlqenin pamasë historitë e pejgambereve.

Deri ne moshën 17 vjeçare përpiqesha të isha fëmijë shembull. Më vonë fillova të isha më i thellë në mendime rreth Perëndisë, jetës, qëllimit të jetës time, identitetit tim, jetës pas vdekjes, etj.

Ju përkushtova edhe me shume faljes së namazit dhe përpiqesha të isha më i devotshëm për të gjetur përgjigjet. Nuk e di pse por gjatë kësaj kohe fillova të krahasoj veten me personat që i kisha përreth. Askush nuk falej, pos gjyshit tim. Prej bashkëmoshatareve te mi shumë pak agjëronin. Mu dukë vetja ma i pëlqyeshëm te Zoti dhe ma i drejt. Fillova të jem gjykues ndaj tyre, edhe pse nuk ishte ne karakterin tim. Ndjeja zbrazëti dhe mungesë për diçka, e nuk e dija për çka?! Frika për ditën e gjykimit sa vinte e rritej.

Dalëngadalë fillova të kuptoj mungesën dhe zhgënjimin që kishte lëshuar rrënjë tek unë. Doja të isha i sinqertë me veten dhe me Zotin. All-llahu kishte dhënë udhëzim dhe nga një distancë e madhe priste që unë ta zbatoja, përndryshe do të më dënonte. Kjo më ngjasonte me raportin që kisha me babanë tim. Nuk e dija nëse më donte babai për shkak të distancës që mbante dhe sa herë që bëja gjëra të mira doja të afrohej ndaj meje. Unë e doja dhe vazhdoj ta dua dhe shpesh herë suksesin tim ja dedikoja atij. Por ajo distancë e tij po më mbyste! Tani si i rritur e kuptoj se edhe ai nuk kishte pasur një afërsi me babanë e tij. Si rrjedhojë, kisha marr një vendim të heshtur në zemër se nuk dua një jetë me një raport të tillë ku gjithçka që bëj të jetë ‘në më do apo s’më do’. Distancën nuk mund ta kapërdija!

Ndërsa zhgënjimi në imazhin e Allahut ka qenë, se nuk kam parë një marrëdhënie dashurie. Një marrëdhënie të tillë kam pasur me nënën time, e cila edhe pse më ka rrahur ndoshta më shumë se babai, kur nuk e kam vënë në dyshim dashurinë e saj. E kam ndier afërsinë e saj.

Dy vitet e fundit të shkollës së mesme rashë shumë nga suksesi, fillova të pi duhan, të dëgjoj shumë muzikë dhe të merresha me sport. Kërkoja diçka por nuk e dija se çka!

Një ditë dëgjova disa të rinj duke kënduar dhe refreni që më morri vëmendjen thoshte: ‘Gëzohuni o ju, se Krishti jeton dhe lum ai që atij i beson’. Këta djem nuk ishin katolik dhe unë e dija se ishin nga familje myslimane. Në fillim mendova se ishin injorant dhe ndoshta kishin mësuar këtë këngë nga ndonjë shokë i tyre katolik. Ju afrova dhe i pyeta nëse e dinin se ç’këngë këndonin?!

Po e dimë, - mu përgjigj njëri, - Jezusi është Shpëtimtari dhe Zoti ynë. O Zot, mendova, këta qenkam më shumë se injorant! U përpoqa t’i bind se Jezusi është vetëm një pejgamber – as më shumë, e as më pak. Ndoshta çdo ditë për një a dy javë debatonim. Unë kisha një bindje se feja islame është më e përsosur, më e pastër dhe më e pranueshme te Allahu, në krahasim me fetë e tjera. Shpejt e kuptova se ata nuk flisnin as nuk e mbronin ndonjë fe, por flisnin për personin Jezus. Për kureshtje, një ditë shkova në një mbledhim të tyre ku kishin studim Bible. Në fillim kënduan disa këngë, ku unë mezi mbaja të qeshurën kur dëgjoja njërin prej tyre që nuk kishte as zë të mirë, as vesh për muzikë. Në fund diskutuam miqësish dhe nga ai studim i disa mësimeve të Jezusit nuk kisha vërejtje. Ju kërkova një Bibël falas dhe ata më dhanë Dhiatën e Re së bashku me Psalmet dhe Fjalët e Urta.

Fillova të lexoj Dhiatën e Re dhe kuptova se kisha të bëj me personin Jezus. Zemra më dukej se më tradhtonte ngase filloi të kishte një admirim për Jezusin, ndërsa pas leximit fillonte lufta në mendjen time. Mos po bëjë mëkat, mos po merrem me gjëra që nuk i kuptoj. Kisha dyshime. Huti. Frik. Kur i kthehesha leximit të Dhiatës së Re, gjithë ai ankth zhdukej, më dukej se Jezusi ishte aty dhe më fliste. Ndieja një prani të tij dhe nuk doja të shkoqesha nga ajo prani paqeje. Unë gjithmonë kisha menduar se unë dhe të gjithë njerëzit duhet të shkojmë te Zoti duke u përpjekur, por Jezusi thoshte ndryshe: “Ja, unë qëndroj te dera dhe trokas; nëse dikush dëgjon zërin tim dhe e hapë derën, unë do të hyj tek ai dhe do të ha darkë me të dhe ai me mua.” (Zbulesa 3:20)

Zemra ime u ngroh kur kuptova se Zoti ishte person i dashur dhe i afërt. Pranova para tij se isha mëkatar dhe e luta të më fal dhe të hyjë në jetën time. Kisha një siguri në zemër se mund t’i besoja me gjithë zemër dhe e dija se ai më kishte falur dhe kishte hyrë në jetën time. Nuk kisha më atë zbrazëti në vete dhe frikë nga dita e gjykimit. Më dukej se kisha hyrë në një botë të re. Qëllim në jetë mu bë si të reflektoja dashurinë e Jezusit te të tjerët. Fillova të flas haptas për Jezusin me të tjerët. Nuk kaloi shumë kohë dhe fillova të kuptoj se nuk ishte e lehtë të ndiqje Jezusin. Njëherë mu dashtë të ballafaqohesha me frikën që kisha ndaj babait tim dhe ta kundërshtoja kur ai kërkoi që ta qoj në shtëpi një gjë që kishte vjedhur në punë. Njëherë tjetër Jezusi kërkoi ta falja një shokë që më kishte xhelozuar dhe kërcënuar me vite. Dashuria dhe falja që Jezusi kishte treguar për mua më dhanë forcë për ta falur dhe tani jemi shokë të mirë. Kur shumë të afërm dhe shokë të mi ma ndaluan të shkoja në shtëpitë e tyre ose të shoqëroheshin me mua, unë lutesha për ata dhe i bekoja. Duke i bërë këto gjëra për shkak të dashurisë që kisha për Jezusin, fillova të kuptoj se Ai po më çlironte nga urrejtja, frika, zemërimi. Inati ka qenë shumë më i fortë se unë dhe thjeshtë nuk kam mundur t’i bëj ballë. Them se tani e ka humbur pushtetin që kishte te unë, ngase i kam dhënë kontrollin e jetës time Jezusit. Disa herë jam ngritur mbi lëndimet që më kanë shkaktuar më të afërmit dhe i kam falur, nuk ju kam marr inatin. Jezusi në një vend thotë: ‘Ai që vjen te unë, është një krijesë e re’.

Sa herë që ndodhem në situata të vështira, e di që Jezusi është Kështjella e zemrës sime dhe më do pavarësisht.

Prandaj mund të them me gjithë zemër fjalët e Jezusit: “Dhe kjo është jeta e përjetshme, të të njohin Ty, të vetmin Perëndi të vërtetë, dhe Jezus Mesinë që ti ke dërguar” (Gjoni 17:3)

Jini të lirë të më kontaktoni me pyetjet tuaja në: besimkryeziu(at)gmail.com