Parathënie

Dr. Robert C. Douglas

Sfida që Islami i prezanton komunitetit të krishterë është e pamasë, e vlefshme për përgjigjen tonë më të mirë në besim dhe dashuri. Por në mënyrë që të të krishterët të sigurojnë një përgjigje të tillë duhet të bëjnë çmos për të kuptuar Islamin. Kurani, libri i shenjtë i Islamit, qëndron në zemër të besimit dhe praktikës myslimane. Të kuptuarit fillon këtu. Kurani është një dokument që i njofton myslimanët dhe jo-myslimanët me një mori mëdyshjesh.

Sipas traditës myslimane duhet të lexohet në arabisht nëse ndonjëri dëshiron të përjetoj mesazhin e vërtetë që e përmban. Por arabishtja kuranore është gjuhë e vështirë, madje për folësit arab të lindjes. Pastaj është problemi se si Kurani është përmbledhur bashkë në formën që ka sot. Nuk është as kronologjik e as tematik. Vargjet kërcejnë nga një temë në tjetrën me pak nga ajo që duket rimë apo arsye. Rezultati përfundimtar për jo-profesionistët është ngatërresa, frustrim dhe zhgënjimi. Një ndihmë praktike është e nevojshme.

Një studim tematik i Kuranit nga një perspektivë e krishterë është një burim që e mundëson këtë lloj ndihmese. Unë e kam njohur autorin për shumë vite. Ai është njeri me integritet libri i të cilit është një përpjekje fisnike dhe e suksesshme rreth klasifikimit të shumicës së materialit kuranor me qëllim organizimi në një mënyrë të përdorshme. Ai është një shërbestar i vajosur që vjen tek detyra e tij me një interes të thellë për myslimanët. Ai është përpjekur t’u shërbej atyre në mjedise të ndryshme për dekada. Ai është një përpjekje e dashurisë e lindur nga një dëshirë personale për të kuptuar. Fryma që ai i sjell punës së tij është e hapur dhe dashamirëse.

Libri i tij përmbledh materialin kuranor brenda titujve të ndryshëm; është rezultat i përpjekjeve të tij përgjatë disa viteve për t’i mbledhur vargjet kuranore bashkë rreth një teme të caktuar tek lexuesit perëndimor. Përkthimet e tij të Kuranit janë të thjeshta, të lexueshme dhe janë testuar herë pas here brenda myslimanëve folës të arabishtes. Pa dyshim ca myslimanë do të kundërshtojnë selektimin e temave dhe interpretimin e vargjeve specifike. Kjo nuk është surprizë meqë më të devotshmit mohojnë çdo përpjekje përkthimi të çfarëdo lloji!

Për ata që janë folës të anglishtes dhe që duan të shikojnë në zemrën e mendimit të një myslimani, ky libër ofron një vend fillimi të shkëlqyer. Pritet në shpresë, që përpjekjet e vetëdijshme të autorit t’iu ofrojnë jo-myslimanëve një bazë gjykimi më të saktë rreth paraqitjes së Islamit.

Dr. Robert C. Douglas shërbeu si misionar për dymbëdhjetë vjet në Libi, Egjipt dhe Liban. Teksa ishte në Bejrut ai themeloi dhe drejtoi Kolegjin biblik trajnues të Lindjes së mesme. Ai e ka prezantuar ungjillin në dialogje të shumta krishtero-myslimane. Për tetë vite ai ishte Drejtor ekzekutiv i Institutit Zwemer për studime islamike. Krahas viteve të punës pastorale, ai ka mësuar në Seminarin Teologjik Fuller dhe Universitetin Pepperdine. Ai është momentalisht Profesor i Studimeve Ndërkulturore në Seminarin krishterë Lincoln dhe vazhdon t’i udhëheq seminaret trajnuese për t’iu ndihmuar të krishterëve të kuptojnë Islamin. Ai ka fituar një Bachelor në gjuhën greke dhe Master në Dhiatën e Re nga Universiteti i krishterë Abilene, Master në Misiologji nga Seminari Teologjik Fuller dhe Doktoraturë në Religjion (etikë sociale) nga Universiteti i Kalifornisë Jugore.


Indeksi                                         Faqja tjeter