Zoti është bariu im

Ishte data 10 Shkurt, 1990, një të shtune kur po qëndroja në aeroport në moshën 23 vjeçare. Po mendoja se çfarë kishte ndodhur në jetën time të kaluar, çfarë po ndodhte me mua tani dhe çfarë do të mund të ndodhte në të ardhmen. Aeroplani im në Jordani do të nisej brenda një ore dhe jeta ime kurrë s’do të ishte më e njëjtë. Unë do të martohesha me një njeri që babai im e kishte zgjedhur për mua dhe kurrë s’do të kthehesha në Shtetet e Bashkuara përderisa burri im nuk do të vendoste për të lëvizur atje.

Isha e lindur në Jordani, në një familje palestineze. Si fëmija i tretë dhe i mesëm, gjyshja ime vendosi që unë duhej të isha e para nga vëllezërit dhe motrat e mia për të mbajtur një emër mysliman. Ajo më emëroi sipas emrit të vajzës së të dërguarit Muhamed. Kur isha tetë vjeç, babai im vendosi të vinte në SHBA për të fituar ca para dhe përfundimisht të kthehej në Jordani sepse kishte frikë që vajzat e tij do të rriteshin për t’u bërë gra amerikane dhe ndoshta edhe për t’u martuar me ndonjë amerikan. Babai im i mbante shumë fortë traditat e tij arabe dhe donte që fëmijët e tij t’i ndiqnin zakonet e Islamit, veçanërisht vajzat e tij. Është turp për familjen dhe madje e ndaluar në Islam një grua arabe myslimane të martohet me një burrë jo-mysliman. Në anën tjetër vëllezërit qenë të lejuar të martoheshin me këdo të donin sepse ato ishin besimtare të Librave (Torës dhe Ungjillit) dhe Islami u jepte të drejtën. Kjo ishte arsyeja që babai im më dërgoi në shkollë në Jordani.

Unë jetova me gjyshen, me xhaxhin dhe familjen e tij për disa vite. Babai im ishte aq i kënaqur me mua sepse qesh bërë një myslimane e devotshme. Ai ishte i lehtësuar nga mendimi që nuk kishte nevojë të shqetësohej për motrën time më të madhe sepse ajo tashmë ishte e martuar me një arab mysliman, motra më e vogël ishte shumë e re ende për t’u shqetësuar për të dhe unë po bëja një jetë që e kënaqte Perëndinë dhe atë. Udhëtoja para dhe prapa nga Jordania në SHB që të isha me familjen përderisa shkoja në shkollë në Jordani. Aq sa doja të shihja familjen time në një anë, ndjehesha mirë edhe me të jetuarit në Jordani duke ndjekja udhën e Perëndisë. Lutesha pesë herë në ditë, agjëroja muajin e Ramazanit, lexoja Kur’anin përditë, mbaja velin (duke mbuluar tërë trupin për t’u parë vetëm duart, fytyra dhe këmbët) dhe përpiqesha të imitoja profetin Muhamed në çdo mënyrë. Pavarësisht çfarë bëja për Perëndinë, unë ndjehesha që duhej bërë më shumë për t’i dëshmuar atij sa e bindur jam ndaj tij. Unë do të qëndroja me vëllezërit e mi dhe motrat dhe zakonisht do t’ua citoja atyre profetin Muhamed dhe Kur’anin. Babai im ishte tejet krenar për mua.

Sa më shumë kaloja kohë në Islam, më shumë largohesha nga Perëndia. Myslimanët që i njihja nuk dukeshin të donin me të vërtetë Perëndinë. Ata e adhuronin atë për të fituar qiellin dhe i frikësoheshin zemërimit të tij. Unë po ashtu fillova të mendoja për motivet e mia rreth të ndjekurit të Islamit. “A isha duke e ndjekur Islamin për Perëndinë apo për njerëzit përreth meje?”, thosha në vete. Nuk isha e sigurt cila ishte përgjigja ime, por vendosa të mos e mbaja velin më dhe të veproja si një myslimane e jo për t’u dukur si një myslimane. Adhurimi ndaj Perëndisë u bë befas një çështje vetëm mes meje dhe Perëndisë. 

Në kohën kur i kisha 23 vjet, babai im vendosi që duhej të martohesha. Në kulturën arabe, procedura martesore kërkonte që mashkulli t’i kërkonte dorën e vajzës nga familja e saj. Shoqërimi me personin tjetër nuk është i lejuar, por që të dy kanë mundësi të flasin njëri me tjetrin në prezencën e familjeve të tyre para se të vendosnin nëse ishin të duhur për njëri tjetrin. Disa arabë myslimanë erdhën për të kërkuar dorën time, por unë refuzova. Kisha kohë të vështirë të martohesha me dikë që nuk e njihja vetëm për të kënaqur babin tim. Kultura dhe Islami lejojnë martesën në mes kushërinjve të parë. Unë refuzova të martohesha me kushërinjtë e mi sikurse edhe me të afërmit më të largët përfshirë edhe të huajt. “Përse do të donte babai im të më martonte me dikë që nuk e doja apo edhe njihja?”, ndjehesha unë. Në të njëjtën kohë, babai im nuk më kuptonte pse do t’i refuzoja të gjitha këta njerëz të mirë kur ai e dinte shumë mirë që dashuria vinte pas martese e jo para saj. Kur babai e kuptoi që të diskutuarit me mua nuk do të funksiononte, ai provoj me forcë. Ai vendosi që unë duhej të kthehesha në Jordani dhe të qëndroja atje deri sa nuk martohesha. Motra ime e vogël ishte vetëm gjashtëmbëdhjetë në atë kohë, dhe babai im mendonte që ajo duhej të vinte me mua. Ky ishte një moment i vështirë në jetën time. 

Turpi i sjellë në familje nga vajza është turpi më i madh që mund të përjetoj familja. Shumë familje i kanë mbytur vajzat e tyre për çfarë kultura konsideron të jetë turp. Kjo ishte ajo që po mendoja në momentin kur po qëndroja në aeroport me motrën time ndërsa po bëheshim gati të niseshim për Jordani. Babai im fluturoi në Jordani para nesh për t’u përgatitur për dasmën time dhe vëllai im siguroi që do të arrinim në aeroport pa ndonjë problem. Ndërsa po rrija në aeroport, e dija me çka duhej të ballafaqohesha; turpin apo mjerimin: të turpëroja familjen nëse do të ikja apo të isha e mjeruar (vuaja) në momentin që do martohesha me ndonjërin nga kushërinjtë e mi për tërë jetën time. Në atë moment, isha aq i zemëruar me babin tim dhe Perëndinë: i zemëruar me babin për atë që po bënte dhe i zemëruar me Perëndinë për atë po lejonte atë që po më ndodhte mua. Ndjeja që zemra ime po i bërtiste Perëndisë duke i thënë, “Nga e gjithë familja jonë isha UNË ajo që të lutesha, UNË që agjëroja për TY, UNË që studioja Kur’anin dhe kjo është ajo që Ti po lejon të më ndodhi?! Përse e lejove familjen time të më dërgonte në Jordani kur unë isha ende e re? Përse duhej të jetoja në një shtëpi pa përkujdesje? Përse nuk më ndihmove të arsimohesha kur babai im refuzoi që unë të vazhdoja me shkollimin? Përse i lejove të gjitha këto gjëra të këqija të më ndodhnin mua? Pse Perëndi, PSE?! Mora një vendim atë ditë të mos i lutesha më Perëndisë dhe të mos e adhuroja atë në mënyrën si bëja në të kaluarën.

10 Shkurti, 1990 ishte dita që ndryshoi plotësisht jetën time. Motra ime më e vogël dhe unë morëm çantën dhe u nisëm për tek hoteli më i afërt. Aeroplani ateroi gjashtëmbëdhjetë orë më pas ndërkohë që babai im, së bashku me të afërmit tjerë, na prisnin në aeroport për të na përshëndetur. Kur babai kuptoi që ne nuk ishim në aeroplan, i humbi mendja tërësisht! Ai e thirri vëllanë tim dhe i tregoi që nuk ishim në aeroplan ashtu që vëllai filloi të na kërkonte me dëshpërim. Motra ime e dinte që duhej te kthehej në shtëpi sepse sikur të na gjenin familja do të vriste ne të dy. Ishte një mundësi të pohonin që unë e kisha kidnapuar motrën time sepse ajo ishte nën moshën e pjekurisë. U pajtuam që të dy se duheshim t’u tregonim që unë e kisha tërhequr nga aeroplani dhe e kisha detyruar të vinte me mua në mënyrë që të mos e lëndonin atë. I premtova asaj që nëse përpiqeshin ta detyronin atë për të bërë çfarëdo që nuk donte, unë do t’i vija pas dhe do ta merrja. Me shumë lot i thamë njëra tjetrës lamtumirë duke menduar që nuk do ta shiheshim më kurrë.

Perëndia vetë ishte i vetmi që mund të më mbronte, por unë isha aq i zemëruar në Të sa nuk i kërkova për ndihmë fare. Nuk kisha shumë para dhe nuk mund të punoja sepse mund të më gjenin me numrin e sigurimit social. Nuk kisha shumë miq amerikan sepse babai nuk më lejonte të influencohesha nga mënyrat e tyre “satanike”. Dhe më e rëndësishme, nuk dija çfarë të bëja në një shoqëri në të cilën kisha pak lidhje. Kisha nevojë për kurajë, fuqi dhe urtësi.

Iu bashkova gardës nacionale të SHBA-së në mënyrë që qeveria të më ndihmonte. Në momentin që kisha mbaruar shërbimin ushtarak, u ktheva prapa në një periferi të qytetit ke jetonte familja ime dhe jetoja atje e fshehur. Gjatë asaj kohe, gjeta një punë dhe u bëra mjaft e suksesshme në punë, mbaja me qera një apartament nga paratë që kisha kursyer kur isha në detyrë aktive në ushtri dhe takova shumë miq që do kujdeseshin për mua sikur të isha pjesëtare e familjes së tyre.

Katër vjet më pas, fillova gradualisht të kontaktoj familjen time. Babai im kishte lëvizur në Jordani dhe ishte martuar me një grua tjetër atje, vëllezërit e mi jetonin vetë ndërsa mamaja ime dhe motra e vogël jetonin bashkë. Pas pesë vjetësh, bëra paqe me familjen dhe ata më pranuan që do jetoja vetë dhe do udhëhiqja jetën time vetë. U mahnita për të parë se si më pranoi familja ime dhe nga kjo fillova të shihja hirin e Perëndisë në jetën time. “Nuk më braktisi pas të gjithave”, mendova, “nuk e di çfarë do bëja pa dashurinë e tij dhe hirin. Ai më nxori nga një situatë e keqe për të më vendosur në një më të mirë. Ai më mbrojti dhe më dha kurajën, urtësinë dhe fuqinë të mbijetoja vetë.” Ndjehesha e turpëruar që isha e zemëruar në të dhe kisha nevojë të arrija një paqe duke iu kthyer prapa Islamit. Nuk lutesha pesë herë në ditë, por e falënderoja Perëndinë çdo ditë dhe bëja gjëra të mira që mendoja do ta kënaqnin Atë.

Në Shkurt të vitit 1998, pranova një punë për një kompani që do të më lëvizte në një shtet tjetër për të punuar si shitëse. Në të njëjtin muaj një mikeshë e imja e afërt vdiq në një aksident automobilistik duke më lënë në agoni dhe ankth. Por meqë kisha bërë paqe me Perëndinë, isha në gjendje t’i flisja atij tani dhe për të parën herë të bisedoja me të. Nuk e dija pse e bëri atë që e bëri, por duhej t’a pranoja nga përvoja ime e mëparshme, e dija që i bënte gjërat për një arsye ndonëse nuk e kuptoja. Megjithatë, i kërkova për ndihmë dhe në fakt i kërkova t’i ndihmonte kujtdo në botë që kishte nevojë për ndihmë.

Muaji Maj kishte arritur dhe qe koha për mua për të lëvizur. Arrita duke mos e njohur kë dhe çfarë të prisja nga ky qytet. Isha e frikësuar për të qenë në këtë qytet dhe e pikëlluar që kisha lënë familjen time dhe miqtë, por e ngazëllyer për punën time të re. Doja të isha afër Meksikës që të mësoja më shumë spanjishten dhe të udhëtoja atje për kompaninë time. Qëllimi im ishte të isha e suksesshme në ankandet ndërkombëtare por Zoti kishte plane të tjera për mua.

Nën rrethanat më të çuditshme, takova një grua një mbrëmje që po e shëtiste qenin e saj para apartamentit tim. Ajo dhe unë u bëmë miq menjëherë dhe një ditë më ftoi të shkoja në kishën e saj. Nuk mendoja që kishte ndonjë të keqe për mua të shkoja në kishë, “Pas të gjithave”, mendova unë, “Perëndia ka dërguar judaizmin dhe krishterimin që të mos ishte i mërzitur nëse do të shkoja në kishë edhe pse isha myslimane.”

Unë me të vërtetë u kënaqa me predikimin e pastorit dhe ndjeja që ai ofronte mësime të shëndosha. E vetmja gjë që nuk dukej e shëndoshë për mua ishte kur pastori fliste për Jezusin të ishte Bir i Perëndisë. Ndjeja që Perëndia do t’a falte pastorin sepse ishte i drejtuar jo mirë nga familja e tij për të besuar që Jezusi është Biri i Perëndisë. Ndonjëherë pastori do të thoshte që Jezusi është Perëndia në mish dhe ndonjëherë që Jezusi është Biri i Perëndisë. E dija me siguri që pastori ishte qartë konfuz sepse si mundet që Jezusi të ishte Perëndi e pastaj Bir i Perëndisë? Kjo në fakt nuk kishte asnjë kuptim për mua. Vazhdoja të shkoja në kishë deri sa një ditë pastori tha që myslimanët nuk e njohin Jezus Krishtin. Isha e goditur nga ky koment. Diçka brenda meje thoshte, “Natyrisht që myslimanët e njohin Jezusin; pastori është tepër në gabim dhe unë duhet t’i vendos gjërat në linjë.” Pas shërbesës, shkova tek pastori, u njoftova me të që isha myslimane dhe që E NJIHJA Jezus Krishtin. Ai kërkoi falje që kishte bërë një deklaratë të shpejtë dhe tha, “E di që myslimanët besojnë ai është profet.” I thashë që do të doja ta takoja për të biseduar rreth besimit të tij. Herët apo më vonë, unë do t’i afrohesha pastorit, por ai koment shtyu para tërë procesin që unë t’a kërkoja të vërtetën. Kjo ishte një pikë tjetër kthimi në jetën time.

Zemra dhe shpirti im qenë të bindur që profeti Muhamed ishte i dërguari i fundit dhe që Kurani ishte libri i fundit i zbritur nga Perëndia. Kur’ani qartë thekson që Jezusi ishte një i dërguar i lindur nga një e virgjër, Maria. Ai kishte bërë shumë mrekulli përfshirë ringjalljen e të vdekurve, shërimin e të sëmurëve, të folurit kur ishte foshnje dhe krijimin e zogut nga dheu. Zoti e deshi aq shumë sa që kur armiqtë e tij po përgatiteshin ta kryqëzonin atë, Perëndia e dërgoi dikë tjetër për t’u dukur si Jezusi dhe të vdiste në kryq në vend të Jezusit. Myslimanët besojë që ai kurrë nuk kishte vdekur, por ishte ngritur në qiej për t’u shpëtuar nga armiqtë e tij. Jezusi, në Kur’an, pohon që nuk i kishte thënë askujt t’a adhuronin atë përveç të vetmit Perëndi të vërtetë. Bibla është ndryshuar sipas myslimanëve, të krishterët dhe judenjtë nuk i posedojnë Librat e vërtetë. Kur Perëndia ia dha Muhamedit mesazhin, Perëndia e ruajti Kur’anin dhe siguroi që askush nuk do ta ndryshonte atë sikurse Torën dhe Ungjillin.

Vazhdoja të shkoja në kishë dhe t’i dëgjoja predikimet e pastorit, por në të njëjtën kohë fillova të mendoj përse të krishterët kishin besime të ndryshme nga ato myslimane. Ndërkohë që dëgjoja dhe fillova të lexoja libra të ndryshëm rreth Krishterimit dhe Islamit, u bëra shumë konfuze dhe nuk dija çfarë të besoja më. Luftoja më shumë gjëra në vete: A  ishte Jezusi i kryqëzuar? A kishte vdekur Jezusi në kryq për mëkatet e njeriut? A është Jezusi Perëndi apo Bir i Perëndisë? A është Perëndis Perëndi Trini? A është Bibla me të vërtetë e saktë dhe a është ruajtur Bibla pas gjithë këtyre viteve? Nëse përgjigja do të ishte po ndaj të gjitha pyetjeve të mia, kjo do të nënkuptonte që Muhamedi ishte gënjeshtar dhe Kur’ani nuk është nga Perëndia. Puna, familja, miqtë dhe çdo gjë tjetër përreth meje befas u bënë të pakuptimtë. Ditët e mia dhe netët konsumoheshin nga lotët dhe agonia rreth Perëndisë dhe të vërtetës. Si mund të dija unë çfarë saktësisht kishte ndodhur 2000 vjet më parë? Si  mund ta tradhtoja familjen time apo mbase edhe Perëndinë nëse do të besoja në Jezus Krishtin? Ky ishte një vendim për të cilin unë nuk isha në gjendje t’a merrja vetë. Megjithatë, vazhdova të lexoja dhe t’i kërkoja përgjigjet e mia ndaj të gjitha pyetjeve të mia.

Pyetjet e mia kishin nevojë për përgjigje bindëse dhe unë nuk e dija kush mund të ndihmonte përderisa pastori nuk më rekomandoi një profesor në një seminar. Ndërsa flisja me profesorin dhe lexoja shumë libra, gjërat filluan të kishin kuptim. Bibla duhej të ishte e saktë për shkak të dorëshkrimeve të Detit të Zi. Një nga dorëshkrimet e Detit të Zi ishte libri i Isaisë që datonte prapa në vitin 125 para Krishtit. Përveç këtyre dorëshkrimeve ekzistonin po ashtu pjesë të dorëshkrimeve shumë të vjetra të Ungjillit sipas Gjonit dhe Ungjillit sipas Mateut të cilat momentalisht janë nëpër muze të ndryshme në Evropë dhe Lindjen e Mesme. Fillova t’i lexoja dhe krahasoja profecitë që ishin në Dhiatën e Vjetër lidhur me ardhjen e Mesisë dhe si të gjitha këto ishin përmbushur në Dhiatën e Re. Dhiata e Vjetër flet për duart dhe këmbët e Mesisë që do shpoheshin për paudhësitë e njeriut, që do lindte nga një nënë e virgjër, do të udhëhiqej si qengji në kasaphane, do të shitej për 30 denarë, do të hynte në Jerusalem në një gomar dhe ai do të quhej Perëndi i Plotfuqishëm dhe Princ i Paqes. Këto profeci nga Dhiata e Vjetër dhe se si ato ishin përmbushur në Dhiatën e Re më çuan të besoja në kryqëzimin e Jezus Krishtit. E vetmja gjë që më ngeli të luftoja ishte hyjnia e Jezusit si pjesë e Perëndisë Trini. “Nuk mundem, nën asnjë rrethanë, të besoj që Jezusi është Perëndi; kjo do të ishte një blasfemi e pastër!”, i thashë vetes sime. Duhesha ose të mbaroja me kërkimin tim apo të sfidoja hyjninë e Jezusit sepse e dija që nuk mund të përqafoja krishterimin duke e ditur që duhej të besoja në hyjninë e Jezusit. Kisha nevojë për një mrekulli.

Një ditë i thashë Jezusit, “OK, Z. Mesi, është rruga ime apo autostrada. Nëse ti je Perëndi, ti ke për ta dëshmuar këtë duke bërë atë që unë dua ti ta bësh.” Jezusi nuk u përgjigj. Unë fillova të besoja që Perëndia nuk donte nga unë të besoj në Jezusin sepse mendoja që ai do t’i përgjigjej lutjeve të mia. Pastaj një të diele, shkova në kishë dhe pastori po fliste rreth lutjes. Ai tha, “Kur unë lutem për diçka, unë zakonisht them: Perëndi, nëse ky është vullneti Yt, atëherë hapi dyert gjerë apo përplasi duke i mbyllur, por të lutem Zot, mos më lejo ta marrë vetë këtë vendim.” U ndjeva mirë për këtë lutje sepse kisha frikë në mos po merrja vendim të gabuar rreth Perëndisë. Sa po u ktheva në shtëpi atë ditë u luta dhe thashë, “Perëndi, nëse do që ta ndjek krishterimin, atëherë hapi dyert gjerë e gjatë apo përplasi duke i mbyllur, por të lutem Zot, më mundëso ta marrë vetë këtë vendim.” Për gjatë tërë javës asgjë nuk ndodhi.

Të dielën në mëngjes, 2 Gusht, 1998, u zgjova duke u ndjerë e dëshpëruar si zakonisht rreth kërkimit tim. Vendosa të mos shkoja më në kishë sepse nuk doja t’i dëgjoja më njerëzit që Jezusi ishte Perëndi. Një pastor i krishterë iranian më thirri dhe më tha që do të donte një Kur’an. Atë  mbrëmje, shkova tek kisha e tij për t’ia dhënë Kur’anin sepse mendoja që ishte gjë e mirë për të bërë. Ai e dinte që po kërkoja për disa muaj. Kur mbërrita në kishë, ai më pyeti ku isha në kërkimin tim. I thashë që besoja në kryqëzimin e Jezus Krishtit, por që nuk besoja në hyjninë e tij. Po ashtu i thashë pastorit iranian që kisha studiuar jetën e Jezusit, do të doja një njeri sikurse ai të ishte fqinji im, vëllai im, babai im, shefi im, gjykatësi im në dhomën e gjyqit, mbreti im në shtet sepse asnjë si ai në histori nuk mund të krahasohet me të. Ai tha, “Atëherë, nëse mendon se ai është kaq i mrekullueshëm dhe që vdiq në kryq për mëkatet tua, a do ta rrëfesh këtë para Perëndisë?” Unë u pajtova dhe si rezultat u lutëm së bashku dhe më tha që do të donte të ishte personi i parë të shtrëngonte dorën time dhe të më uronte për të qenit tashmë një nga bijat e Perëndisë. Ai më kërkoi që të vazhdoja të lutesha, të lexoja Biblën çdo ditë dhe t’i tregoja çdo kujt atë që tani e bëra. Nuk e kisha idenë se për çfarë po fliste. Pastori dhe unë i thamë lamtumirë njëri tjetrit dhe unë u nisa për tek makina ime. U futa në makinë dhe e tëra më goditi fort. Qëndroja aty e prekur fortë dhe thashë me zë sikurse të rrinte Perëndia pranë meje, “Ti me të vërtetë doje që unë ta bëja këtë gjatë tërë kohës apo jo? Ti me të vërtetë deshe që unë ta bëja këtë hap, apo jo?” Pastaj fillova ta qaja sepse e kuptova çfarë ndodhi. Perëndia e bëri këtë vendim për mua? Luftova me Jezusin dhe humba! Unë doja që ai të më zbulohej nën kushtet e mia, por ai ishte i gatshëm të më zbulohej nën kushtet e tij. Ishte e qartë për mua që Jezusi donte të ecja me të në vend që t’a sfidoja atë.

I jam mirënjohës që Zoti ka qenë bariu im gjatë tërë jetës sime. Ai ishte aty për mua kur kisha nevojë për Të qoftë edhe atëherë kur mendoja se s’kisha nevojë për Të. Ai më ka çuar në rrugë dhe rrugica që asnjëherë nuk i kisha ëndërruar t’i merrja. Mbi të gjitha, jam e mahnitur që Ai më deshi mua kaq shumë, Ai e dërgoi Jezusin të vdes për mua! Sa e përulur dhe e çmuar është kjo gjë për mua! Zoti është bariu im dhe Ai ka qenë duke i udhëhequr delet e tij.

Nëse do të donit të më kontaktoni, më dërgoni një email: His1234(at)aol.com

 


Përktheu:  Luka
Dëshmia në gjuhën angleze: "The Lord is my Shepherd"
Dëshmi të tjera besimi
_________________________________________________________________________